Me ardhjen e Vitit të Ri 2022 fillon viti i 15-të i anëtarësimit të plotë të Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Duke iu drejtuar kombit, Kryeministri Kirill Petkov vuri në dukje se ka ardhur koha që Bullgaria të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në zhvillimin e Bashkimit. "Ne nuk duhet të jemi më në periferi. Duhet të jemi një motor, një anëtar që përdor në mënyrën më të mirë potencialin e vet intelektual për zhvillimin e vendit të tij, gjë që më pas të kontribuojë për zhvillimin e të gjithë Bashkimit Evropian. Si qeveri, detyra jonë është të bëjmë kështu qe zëri i Bullgarisë të dëgjohet”, tha Petkov.
Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) ishte struktura e parë evropiane që pranoi vendin tonë si anëtar të plotë në vitin 1999.Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..