1918 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, me 562 më shumë se një ditë më parë. 74 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 11% e 17 408 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Është rritur numri i të sëmurëve aktivë në 106 712, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur në 4306 krahasuar me 4168 24 orë më parë. Në terapi intensive janë 455 persona të infektuar. Janë 315 pacientë të sapopranuar në spitale, 80% e të cilëve nuk janë të imunizuar.
53 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në harkun e shënuar kohor. 51 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 638 veta janë shëruar.
Në ditën e fundit të festave të Vitit të Ri janë bërë 6830 vaksina. 1 916 392 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. 283 435 janë dozat e treta të injektuara.GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..