1918 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, me 562 më shumë se një ditë më parë. 74 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 11% e 17 408 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Është rritur numri i të sëmurëve aktivë në 106 712, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur në 4306 krahasuar me 4168 24 orë më parë. Në terapi intensive janë 455 persona të infektuar. Janë 315 pacientë të sapopranuar në spitale, 80% e të cilëve nuk janë të imunizuar.
53 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në harkun e shënuar kohor. 51 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 638 veta janë shëruar.
Në ditën e fundit të festave të Vitit të Ri janë bërë 6830 vaksina. 1 916 392 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. 283 435 janë dozat e treta të injektuara.Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..