1918 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, me 562 më shumë se një ditë më parë. 74 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 11% e 17 408 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Është rritur numri i të sëmurëve aktivë në 106 712, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur në 4306 krahasuar me 4168 24 orë më parë. Në terapi intensive janë 455 persona të infektuar. Janë 315 pacientë të sapopranuar në spitale, 80% e të cilëve nuk janë të imunizuar.
53 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në harkun e shënuar kohor. 51 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 638 veta janë shëruar.
Në ditën e fundit të festave të Vitit të Ri janë bërë 6830 vaksina. 1 916 392 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. 283 435 janë dozat e treta të injektuara.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..