Në Vigjiljen e Theofanisë më 5 janar, në tempuj kryhet një shërbim i madh për bekimin e ujit. Liturgjia kryhet vetëm dy herë në vit. Në kremten e Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, Teofanisë që bie më 6 janar, dhe në Vigjiljen e kësaj feste, 5 janar. Tradita daton që nga shekulli i V-të. Uji i shenjtëruar Ditën e Pagëzimit të Jisu Krishtit konsiderohet të jetë veçanërisht i hijshëm dhe shërues, dhe besimtarët e marrin atë nga tempujt në shtëpitë e tyre.
Në krahinat e ndryshme të Bullgarisë dita mban emra të ndryshëm. Kjo festë mbyll ciklin e “ditëve të pista” që fillojnë nga Krishtlindjet. “Të pista” ose “të papagëzuara” janë ato ditë në të cilat Jezusi i porsalindur nuk ka marrë ende Pagëzimin e Shenjtë.
Ditën e Vigjiljes së Pagëzimit të Krishtit kisha ka vendosur një kreshmë të rreptë.
Lipsanet e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij po mbërrijnë në Sofje për adhurim kombëtar, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Reliktet do të ekspozohen në Kishën “Shën e Diela” nga data 23 deri më 25 maj. Lipsanet do..
Në fund të prillit dhe në fillim të majit ne, bullgarët, kujtojmë vrullin e mahnitshëm për liri të heronjve të Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 . Ne kemi folur shumë herë për veprën e kryengritësve të prillit, madje na duket se kjo temë..
Shkëlqimi i tij ka ndriçuar sallat dhe muzetë më prestigjioze në botë. Thesari i Art i Vëllçitrënit, një nga monumentet më madhështore të artit trak, nuk pushon së udhëtuari nga kontinenti në kontinent dhe të ngjallë admirim me punimin e tij të..