Më 6 janar Bullgaria feston ditëlindjen e heroit kombëtar, poetit dhe revolucionarit të madh Hristo Botev. I lindur në Kallofer në vitin 1848, ai emigroi në Vllahi për shkak të dashurisë së tij për lirinë. Punon si përpunues teksti në gazetën “Dunavska Zora” (“Agimi i Danubit”), udhëton nga qyteti në qytet, në vitin 1872 afër Bukureshtit jeton përkohësisht me udhëheqësin revolucionar Vasill Levski.
Redakton dhe boton organin e ri të lëvizjes nacionalçlirimtare gazetën “Zname” (“Flamuri”) dhe në vitin 1875, së bashku me Stefan Stambollovin, botojnë përmbledhjen e njohur poetike “Këngë dhe poema”.
Në mbështetje të Kryengritjes së Prillit gjatë vitit 1876, Botevi organizoi një çetë dhe u bë vojvoda e saj. Ai sundoi anijen “Radecki” dhe bashkë me kryengritësit zbarkuan në bregun bullgar të Danubit.
Vdiq për lirinë e Bullgarisë në majën Okollçica.
Një vit para heroizmit të tij, në një letër drejtuar një miku, poeti dhe gazetari shkroi: "Këtë të diel mbeta i uritur për dy ditë, dhe tashmë kam një shtypshkronjë..... Jam gati për qëllimin (çlirimin e Bullgarisë), do të përdorë të gjitha mjetet e frikshme, përveç poshtërsisë dhe gënjeshtrës sepse para së gjithash duhet të jemi njerëz, pastaj bullgarë dhe patriotë”.
Lipsanet e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij po mbërrijnë në Sofje për adhurim kombëtar, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Reliktet do të ekspozohen në Kishën “Shën e Diela” nga data 23 deri më 25 maj. Lipsanet do..
Në fund të prillit dhe në fillim të majit ne, bullgarët, kujtojmë vrullin e mahnitshëm për liri të heronjve të Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 . Ne kemi folur shumë herë për veprën e kryengritësve të prillit, madje na duket se kjo temë..
Shkëlqimi i tij ka ndriçuar sallat dhe muzetë më prestigjioze në botë. Thesari i Art i Vëllçitrënit, një nga monumentet më madhështore të artit trak, nuk pushon së udhëtuari nga kontinenti në kontinent dhe të ngjallë admirim me punimin e tij të..