Ditën e Shën Jaon Pagëzorit dhe Pararendësit, 7 janar, Galeria e kryeqytetit “Rakursi” do të prezantojë tablonë e piktorit Ivan Vukadinov “ Në kujtim të heronjve”. Arsyeja është ripërtëritja e interesit të Muzeut të Vatikanit për blerjen e pikturës “Në kujtim të heronjve”. Kjo tablo ishte pjesë e një ekspozite të piktorit Vukadinov në Romë në vitin 1975. Atëherë Muzeu i Vatikanit shfaqi interes për të blerë pikturën. Për shkak të refuzimit të shtetit bullgar për të shitur tablonë, për shkak se piktura cilësohet si vlerë kombëtare, autori ndaloi së ekspozuari veprat e tij në Bullgari. Nga data 7 deri më 9 janar 2022, Galeria “Rakursi” do të ekspozojë veprën, e cila do të dërgohet në Muzeun e Vatikanit pas ekspozitës.
Ekspozita lidhet edhe me 90-vjetorin e ardhshëm të Ivan Vukadinov në 2022.
Ekspozita “Dhoma e Fshehtë” mund të shihet në hapësirën e kryeqytetit “Termocentrali” deri më 25 maj. Projekti bashkon në një mënyrë bashkëkohore dokumente, video dhe arkiva të mbledhura në Projektin Ndërkombëtar “Çmimi i Lirisë dhe Demokracisë”...
Ekspozita “Imazhi i Mjeshtrit” kushtuar 140-vjetorit të lindjes së klasikut të artit bullgar Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri (1882-1960) do të hapet në orën 18.00 të 19 majit në Galerinë Kombëtare “Kuadrati 500”. Në ngjarje do të marrin pjesë..
Instituti Kulturor Bullgar në kryeqytetin francez shënon Ditën e Arsimit dhe Kulturës Bullgare 24 maj me shtatë ditë kushtuar librit bullgar. Nga data 18 deri më 25 maj do të prezantohen mbi 100 tituj nga autorë bashkëkohorë bullgarë , botuar..
Ekspozita “Dhoma e Fshehtë” mund të shihet në hapësirën e kryeqytetit “Termocentrali” deri më 25 maj. Projekti bashkon në një mënyrë bashkëkohore..