Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa në rajonin Lludogorie të Bullgarisë Verilindore paradite do të ketë kushte për akull. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të bjerë shi dhe borë. Do të fryjë erë e lehtë, në Rrafshinën e Danubit dhe në Bullgarinë Lindore erë e matur nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizen nga 1 deri në 6 gradë, në Sofje deri në 3. Maksimalet do të jenë nga 3 - 4 në rajonet veriperëndimore deri në 9 - 10 gradë në Bullgarinë Jugore.
Në male do të mbajë mot me vranësira, në majat me mjegull. Në shumë vende do të bjerë dëborë të dobët, nën 1300 m – shi. Do të fryjë erë e matur dhe e fortë nga jugperëndimi. Temperaturat maksimale në 1200 m do të jenë deri në 3 gradë, në 2000 m rreth minus 2.
Të dielën reshjet do të vazhdojnë, temperaturat do të mbeten thuajse të pandryshuara.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..