Një mulli i vjetër në fshatin Kërpaçevo të Bullgarisë Veriore u kthye në Qendër Arsimimi dhe Informacioni Kulturor të Pllajës Devetashko. Godina ka të gjitha komoditete për organizimin e seminareve, veprimtarive kulturore, trajnimeve, ekspozitave. Janë të ruajtura edhe një pjesë nga elementet autentike të mullirit të vjetër. Në këtë mënyrë pushteti vendor vendosi t’i japë një jetë të re këtij monumenti unik vendas. Historia e vet godinës është shumë interesante. Ajo u ndërtua si mulli të fshatit Krushuna, fund e krye nga shtufi gëlqeror – një shkëmb poroz shumë i çmueshëm, i cili tashmë është i mbrojtur dhe i ndaluar për nxjerrje nga natyra. Banorët e fshatit Kërpaçevo nuk kishin se ku të bluajnë grurin dhe ishte e domosdoshme të shkonin në Krushuna ku ishte mulliri. Dalë ngadalë në Krushuna u ndërtuan edhe disa mulli të tjera dhe mulliri i parë mbeti i përdorur më rrallë. Kjo bëri që dy vëllezër iniciativë nga fshati Kërpaçevo ta blejnë mullirin dhe në mënyrë shpike ta transferojnë në vendlindjen e tyre. E çmontuan, shënuan gurët dhe të gjithë elementët e ndërtesës. E zhvendosën dhe e montuan në Kërpaçevo, ku tani është mulli elektrik, pasi aty nuk ka ujë të rrjedhshëm. Së shpejti mulliri i vjetër ka për t’u hapur si vend kulturor.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..