Bletët largohen nga kosheret dhe shkojnë për të “kullosur” të joshur nga moti pranveror i pazakontë për janarin, informon BTA. Vitet e fundit temperaturat e larta gjatë dimrit nuk janë një përjashtim në krahinat jugore të Bullgarisë. Ja përse edhe bletarët në rajonin e qytetit Smoljan nuk habiten nga ky aktivitet dimëror i bletëve. Për shkak të anomalive dimërore, bletarët janë të detyruar të sigurojnë më shumë rezerva ushqimore për kosheret në dimër. Prandaj, bletarët kontrollojnë më shpesh nëse rezervat në koshere janë të mjaftueshme për mbijetesën e bletëve gjatë muajve të mbetur të dimrit. Rreziqet janë më së shumti në zonën malore, ku ende nuk ka bimësi të lulëzuar, përveç luleborës që haset aty-këtu nëpër kopshte.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Mjafton të ecni rrugëve të Kjustendillit në fund të qershorit dhe do të vini re se kaloni nën një kordon me pemë qershie me fruta të pjekura. Në këtë qytet bullgar në rrezet e malit Osogovo dhe në bregun e lumit Banshtica, kushtet për rritjen e pemëve..
Qeveria miratoi ndryshimet në Urdhëresën e Pranimit të Studentëve. Ata do të lehtësojnë të huajt që të aplikojnë në universitetet bullgare. Nuk kërkohet më paraqitja e një certifikate mjekësore, e cila krijonte pengesa për të rinjtë nga jashtë...
Vera erdhi me protesta në vendin tonë. Pasionet në shoqëri janë ndezur nga dy kriza paralele - ajo politike, e lidhur me votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Kirill Petkov, dhe ajo ekonomike, e diktuar nga rritja e inflacionit dhe rritja e..
Jeta dhe fati i bullgarëve që janë shpërngulur në Tavria, të cilët numërojnë afro 40 000 njerëz, të vendosur në territorin e Ukrainës së sotme dhe në..