Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1716 të sapo infektuar me koronavirus – 73% e tyre nuk janë vaksinuar

Foto: EPA/BGNES

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 1716 raste me koronavirus nga 13 567 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. Mbi 12% prej mostrave kanë dhënë rezultat pozitiv. 73% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 698, në Varna - 212 dhe në Bllagoevgrad - 108. Janë 5056 pacientë në spital - 512 prej tyre në repartet e kujdesit intensiv. 85% e 181 personave të sapopranuar nuk janë vaksinuar. Kanë vdekur 40 persona – mbi 82% prej tyre nuk janë imunizuar. 85 janë shëruar. 128 857 janë rastet aktive.

Dje janë dhënë 6824 doza të vaksinës kundër koronavirusit. 1 941 571 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. 388 644 kanë një dozë përforcuese.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa ditën - kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Kushtet e breshrit po..

botuar më 24-06-27 7.30.MD
Rumen Radev

Presidenti nuk do të udhëheqë delegacionin bullgar në takimin e NATO-së

Presidenti Rumen Radev nuk e pranon propozimin e Këshillit të Ministrave për të udhëhequr delegacionin bullgar dhe për të marrë pjesë në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Uashington, njoftoi Presidenca. Kreu i shtetit nuk pranon disa..

botuar më 24-06-27 5.26.MD

Nuk ka derdhje të ujit radioaktiv nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në Danub pas një aksidenti

Pas një aksidenti kur blloku 6 i Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” u mbyll për riparime, nuk pati rrezatim të personelit, nuk kishte dedhje të ujit radioaktiv në lumin Danub dhe operatorët nga centrali u pezulluan përkohësisht. Këtë e përmblodhi..

botuar më 24-06-27 4.05.MD