Gjatë 24 orëve në vijim, nën ndikimin e një cikloni mesdhetar me ecuri të ngadaltë, situata meteorologjike në vendin tonë do të komplikohet. Moti do të jetë i vranët me reshje në pothuajse të gjithë vendin, të cilat do të kalojnë në borë. Në pjesën më të madhe të vendit do të krijohet mbulesë bore. Do të bëhet edhe më e ftohtë. Në vendkalimet malore do të ketë stuhi dëbore. Temperaturat do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të fillojnë të dobësohen, ndërsa të mërkurën mbrëma do të ndalojnë pothuajse kudo.
Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me reshje bore. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Do të vazhdojë të ftohet dhe temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth minus 4 °, në 2000 m - rreth minus 7 °.
Mbi bregun e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Vranësirat do të jenë më të konsiderueshme përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë e fortë verilindore. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 8 ° -10 °, ndërsa lëvizja e detit - 4-5 ballë.Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..