Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fitore e vështirë por e ëmbël për Dimitër Kuzmanovin në Australian Open

Dimitër Kuzmanov
Foto: tennis.bg

Raketa e dytë e Bullgarisë Dimitër Kuzmanov ka shënuar një fitore dramatike në fillimin e kualifikimeve për Australian Open. 28-vjeçari Kuzmanov humbi setin e parë kundër gjermanit Daniel Mazur - №181 në renditjen botërore, por më pas bëri një kthesë për të fituar 4:6, 6:3, 7:6 (5). Beteja mes tyre zgjati 2.46 orë.

“Jam i lumtur që më në fund arrita fitoren e parë në Slam”, tha Kuzmanov pas ndeshjes. Në raundin e dytë ai do të luajë kundër një gjermani tjetër - Tobias Kamke (№254 në renditjen botërore).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!