Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Serrat bullgare kërkojnë ndihmë urgjente nga shteti

Ata janë nën presion nga çmimi i lartë i gazit dhe nevoja për të rritur të ardhurat e punëtorëve të bujqësisë

Foto: BGNES

Mbi 70% prej serave bullgare ngrohen me gaz dhe aktualisht industria është në kolaps - që nga nëntori serat janë duke u mbyllur në masë dhe produktet e huaja po pushtojnë tregun në supermarketet e mëdhenj.Në këtë moment nuk kemi perime bullgare në treg, që të gjitha perimet importohen nga Turqia, Greqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Rumania, tregojnë nga organizata e degës e prodhuesve të serrave. E pyesin veten sesi ndodhi kështu që kolegët e tyre nga vendet fqinje-anëtare të Bashkimit Evropian mundin të mbulojnë nevojat dhe të tregut bullgar me prodhimin e vet. Përgjigja është e qartë - rezulton se qeveritë në Greqi dhe Rumani arrijnë të mbështesin fermerët e tyre, kurse në vendin tonë, për shkak të mungesës së një mbështetjeje të tillë, popullsia ha perime të importuara.

“Çdo një prodhues mund të paraqesë fatura dhe dokumente për shpenzimet e bëra, nëse shteti vendos të ndihmojë. Ka ardhur më në fund koha që të gjenden mekanizmat e drejta, që të mund të punojmë qetësisht dhe të mund të ushqehemi me produkte bullgare,” komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare Teodora Krësteva, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Prodhuesve të Serrave, e cila bashkon pronarë të 272.7 hektarë të serrave në vendin tonë.  

“Krahas me rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve të energjisë, të produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave, gjërat u bllokuan dhe situata është e keqe. Mund të hapim një serrë të mbyllur përsëri, por varet se çfarë do të jetë çmimi për hapjen e saj. Me kolegët komentojmë se aty nga fundi i prillit do të kemi perime bullgare, por deri atëherë do të ushqehemi vetëm me të importuara. Në një moment, kur prodhuesit të kenë mbjellë fidanët me kosto të lartë për të pasur të paktën perime bullgare në muajt prill-maj, ata do të përballen me një problem tjetër – furnizimi dhe propozimi shumë i lartë. Po mendohem se sa do të kushtojnë këto perime dhe si do t'i kthejnë paratë kolegët, pasi çmimi do të ulet për shkak të prodhimittë shumtë." 

Prodhuesit e serrave llogarisin se shtimi i shpenzimeve për shkak të shtrenjtimit të gazit është më shumë se 300%, por ky nuk është problemi i vetëm, ndaj tij shtohet dhe domosdoshmëria të paguhen rroga më të larta dhe shpenzimet për sigurimin e punës të punëtorëve. Kurse gjetja e njerëzve për nevojat e bujqësisë është një detyrë gjithnjë e më e rëndë.  

“Ai që punon duhet dhe të marrë diçka” - është kategorike Teodora Krësteva: 

“Problemi tjetër i madh është se nuk ka se kush të punojë. Kur një biznes ka qenë i mbyllur për rreth 4 muaj dhe njerëzit kanë shkuar në bursën e punës, çfarë pjese prej tyre do të kthehen pas kësaj? Është e natyrshme se gjysma do të nisen për jashtë, kurse tek ne kush do të punojë në serra në pranverë. Por, jo vetëm specialistët, mungojnë dhe punonjësit e përgjithshëm. Profesioni i tyre është shumë i rëndësishëm për bujqësinë, ky është njeriu i cili di sesi të kujdeset për bimën pasi të dalë. I njeh se cilat janë sëmundjet, të cilat janë shkaktuar nga dëmtuesit, bakteret, viruset, kërpudhat. Puna është shumë interesante, por për të duhet të lexoni dhe të dini shumë.” 

Nga Shoqata e Prodhuesve të Serrave thonë se vetëm me ndihmën e shtetit mundet të evitojnë situatën e ngërçit të tanishëm. Pas provave të pasuksesshme për bisedime me drejtuesit gjatë vitit të kaluar, tani ata, ashtu si dhe agrarët nga sektorët e ndryshëm, qenë të ftuar më 10 janar në një takim njohës me ministrin e bujqësisë dhe të ushqimeve Ivan Ivanov. 

Përpiloi: Gergana Mançeva/ në bazë të intervistës së Doroteja Nikollova nga BNR-Varna/ 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES, arkiv





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD