Kisha e Rilindjes “Shën Antoni i Madh” në qytetin më të vogël bullgar Mellnik është e vetmja në vendin tonë që mban emrin e shenjtorit, të cilin e nderojmë më 17 janar. “Bazilika njënefëshe është ndërtuar në vitin 1846. Ajo është djegur pjesërisht, por nuk është shkatërruar kurrë plotësisht”, tha për Radio Bullgarinë At Nikollaj nga Mellniku. Brendësia e kishës - ikonostasi, mobilimi dhe tavani i pikturuar, janë krijuar sipas karakteristikave të Shkollës Artistike të Mellnikut dhe i japin kësaj shtëpie shpirtërore një vend të denjë ndër monumentet e kulturës me rëndësi kombëtare.
Natën e 16-17 janarit, tempulli mbushet me besimtarë që luten gjithë natën për shpëtim dhe shërim. Sipas At Nikollës, "engjëjt dhe kerubinët në mure u japin shpirtrave të humbur forcën dhe sigurinë që u nevojitet".
Pse kisha në rezervatin kulturor-historik “Mellnik” ka fuqi mrekullibërëse, do ta mësoni nga botimi “Tempulli i çudirave “Shën Andoni i Madh” në Mellnik", nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mësuesit e parë sllavë Kirill dhe Metodij u kanonizuan shenjtor nga Kisha Ortodokse Bullgare për përkthimin dhe përhapjen e librave të vjetër liturgjikë sllavë dhe për përhapjen e krishterimit në mes të sllavëve. Të shpallur..
Më 16 prill 2022 festojmë 143 vjet nga miratimi i kushtetutës së parë bullgare të Tërnovos. Dokumenti afirmon vlerat demokratike të popullit bullgar dhe vendos themelet e demokracisë parlamentare bullgare. Ligji i Lartë i Shtetit është “kurora” në..
Georgi Ivanov shënoi emrin e tij në histori si bullgari dhe ballkanasi i parë që pushtoi kozmosin e gjerë në një ditë, 23 orë e një minutë. Pikërisht 43 vjet më parë. Më 10 prill 1979, në orën 20 e 34 minuta kohë lokale e Moskës nga..