Kisha e Rilindjes “Shën Antoni i Madh” në qytetin më të vogël bullgar Mellnik është e vetmja në vendin tonë që mban emrin e shenjtorit, të cilin e nderojmë më 17 janar. “Bazilika njënefëshe është ndërtuar në vitin 1846. Ajo është djegur pjesërisht, por nuk është shkatërruar kurrë plotësisht”, tha për Radio Bullgarinë At Nikollaj nga Mellniku. Brendësia e kishës - ikonostasi, mobilimi dhe tavani i pikturuar, janë krijuar sipas karakteristikave të Shkollës Artistike të Mellnikut dhe i japin kësaj shtëpie shpirtërore një vend të denjë ndër monumentet e kulturës me rëndësi kombëtare.
Natën e 16-17 janarit, tempulli mbushet me besimtarë që luten gjithë natën për shpëtim dhe shërim. Sipas At Nikollës, "engjëjt dhe kerubinët në mure u japin shpirtrave të humbur forcën dhe sigurinë që u nevojitet".
Pse kisha në rezervatin kulturor-historik “Mellnik” ka fuqi mrekullibërëse, do ta mësoni nga botimi “Tempulli i çudirave “Shën Andoni i Madh” në Mellnik", nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë..
Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami...
Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas..
Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së..