Një sërë ekspozitash, forumesh, festivalesh janë pjesë e veprimtarive që do të zhvillohen deri në fund të muajit gusht në Ballçik. Programi i pasur kulturor filloi që në ditët e para të janarit. Deri në fund të muajit mund të shikohet ekspozita “Misticizmi i Pallatit” e cila përfshin tablo nga fondi i Qendrës Kulturore “Pallati”. Ekspozita “Zogjtë – lajmëtar qiellor apo çfarë?” deri në fund të marsit do të prezantojë eksponate nga Muzeu Historik në qytetin Pomorie.
Ndër veprimtaritë që priten me padurim në Ballçik është pikturimi në të hapur “Piktorët bashkëkohorë të Ballçikut” nga 20 deri më 27 maj. Muajit korrik dhe gushtë parashikohen dy muzikalë – “Lyrësuar” dhe “Orkestra pa emër”, si dhe shfaqjet e baletit “Romeo dhe Zhuljeta” dhe “Sheherazada”. Përsëri në gusht, për adhuruesit e ritmeve latine, është e planifikuar “Festa Verore Latine” me pjesëmarrjen e koreografit dhe balerin të njohur bullgar Alfredo Torres.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..