Ljubomir Kallçev fitoi medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë në Kampionatin Evropian të Patinazhit me Shpejtësi në Hungari. Trajner i tij është nënkampionia e dyfishtë olimpike Evgenija Radanova. I riu e zbuloi këtë sport olimpik rastësisht kur ishte në klasën e dytë dhe shfaqi dëshirë për të mësuar të bëjë patinazh në akull. Deri atëherë, sportet në akull për të ishin të kufizuara në hokej dhe patinazh artistik. Medaljet e para të kampionatit i fitoi vetëm 3 vjet pasi filloi stërvitjet.
Në tetor 2021, Kallçev fitoi një medalje të artë në kategorinë e të rinjve të Kupës Evropiane të Sfidës së Patinazhit të Shpejtësisë në Pistë të Shkurtra në Poloni. Pak ditë më parë, ai fitoi medaljen e argjendtë dhe të bronzit në Kupën Evropiane të Patinazhit të Shpejtë në Pistë të Shkurtra në kryeqytetin hungarez, Budapest. Ljubomir Kallçev në mars e presin dy sfida serioze - Kampionati Botëror për të Rinj në Poloni dhe Kampionati Botëror për meshkuj dhe femra në Montreal (Kanada).
I urojmë suksese nga zemra!
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Boksierja bullgare Sevda Asenova fitoi një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Boksit për femra në Stamboll. Sportistja jonë kombëtare 37-vjeçare pësoi një lëndim në brinjë në mesin e raundit të parë të ndeshjes gjysmëfinale në kategorinë 48..
Një fitore e ndan tenistin bullgar Dimitër Kuzmanov nga hyrja në skemën kryesore të Kampionatit të Hapur të Francës Roland Garros. Sot ai fitoi ndeshjen e tij të dytë kualifikuese, duke mposhtur Flavio Coboli të Italisë me rezultatin 6:3, 3:6,..
Bullgarja Sillvija Azdreeva nga qyteti Petriç shkeli në majën më të lartë të planetit Everest në një ekspeditë të udhëhequr nga nepalezi Nirmall Purxha, i cili u bë i njohur botërisht për rekordin e tij në ngjitjen më të shpejtë të 14 majave..