Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetarja e Komisionit për Politikat për Bullgarët Jashtë Shtetit Antoaneta Coneva para Radio Bullgarisë:

Eliminimi i korrupsionit në institucione është një nga kushtet për kthimin e emigrantëve në vendin tonë

Foto: arkiv

Politikat shtetërore ndaj bullgarëve jashtë vendit janë në fokus të një komisioni të posaçëm parlamentar. Në Legjislaturën e 47-të Kuvendit Popullor ai drejtohet nga Antoaneta Coneva. Deputetja nga Koalicioni “Bullgaria Demokratike” është bashkëthemeluese e një organizate joqeveritare me përvojë të gjerë në monitorimin e procesit zgjedhor në Bullgari dhe në seksionet bullgare jashtë vendit. Një nga qëllimet e saj, si kryetare e Komisionit për Politikat për Bullgarët Jashtë Shtetit, është t'i lejojë qytetarët bullgarë të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre për të votuar, pavarësisht se ku ndodhen në botë.

Në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë Antoaneta Coneva iu përgjigj pyetjeve të rëndësishme - a do të ndryshojë Ligji për bullgarët jashtë vendit, si të optimizohet puna e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit, kur praktikisht shërbimet elektronike do të mund të përdoren nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit…

Digjitalizimi i shërbimeve të ofruara nga misionet tona konsullore dhe diplomatike është një çështje kyçe për të cilën tashmë po punohet së bashku me Ministrinë e Qeverisjes Elektronike dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Tani për tani, bullgarët jashtë vendit mund të përdorin online vetëm nënshkrimin elektronik kur dorëzojnë dokumente për lëshimin e kartës së identitetit, si dhe të dërgojnë një kërkesë elektronike për ndonjë takim në disa nga konsullatat tona. Se cilat shërbime të reja do të shtohen, do të bëhet e qartë brenda disa ditësh, tha Antoaneta Coneva:

“Bëhet fjalë për ato shërbime që do të përdoren më shpesh nga qytetarët bullgarë jashtë vendit, në mënyrë që të mos duhet të kapni aeroplanin dhe të ktheheni në Bullgari për të marrë shërbimin e dëshiruar më lehtë dhe më shpejt”, shpjegoi Coneva.

Deri në fund të shkurtit do të jetë gati vlerësimi i ndikimit të ligjit për bullgarët jashtë vendit, me të cilin është ngarkuar Qendra Kombëtare për Kërkimet Parlamentare. Modernizimi i tij është një kusht i detyrueshëm dhe pjesë e diskutimit të plotë për përmirësimin e kuadrit legjislativ në lidhje me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit.

“Ky ligj është miratuar para më shumë se 20 vitesh dhe vlerësimi i të gjithëve është se ai nuk është më adekuat në situatën e tanishme.”

Në vitin 2021, në Bullgari u zhvillua regjistrimi i popullsisë dhe të dhënat statistikore treguan së bullgarët janë pakësuar me 11,5% në dhjetë vitet e fundit. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, numri i tyre aktualisht është 6 520 000. Arsyet për këtë janë komplekse, por një prej tyre është emigracioni:

“Ne jemi të qartë se qytetarët që kanë zgjedhur të vendosen në një nga vendet anëtare të BE-së janë jashtëzakonisht të lëvizshëm dhe shpesh ndryshojnë vendndodhjen e tyre”, tha Antoaneta Coneva. Sipas saj, me rëndësi të madhe është motivi më i zakonshëm i emigrimit të bullgarëve dhe ai është humbja e perspektivës për zhvillim. – Ata këmbëngulin për paga më të larta, realizim më të mirë profesional dhe ambient të mirë për rritjen e fëmijëve të tyre. Kur i përmirësojmë këto kushte dhe ato fillojnë t'u afrohen atyre mesatare evropiane, atëherë njerëzit do të fillojnë të mendojnë për kthimin e tyre. Detyra jonë si politikanë është që ta pastrojmë mjedisin korruptiv në të cilin janë robër institucionet bullgare. Përndryshe, deklaratat për zgjidhjen e çështjes se si politikanët t'i motivojnë bullgarët për t'u kthyer, do të tingëllojnë më shumë si parulla", shtoi kryetarja e Komisionit për Politikat për Bullgarët Jashtë Shtetit.

Sipas saj, duhet të përcaktohet shumë qartë se ku dhe me çfarë përqendrimi janë bashkësitë bullgare në botë, që të shpërndahen resurset e shtetit bullgar në mënyrë adekuate.

Me rëndësi të madhe është përmirësimi i reputacionit të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai u dëmtua rëndë pasi kryetari i saj u arrestua në vitin 2018 dhe u akuzua si drejtues i një grupi kriminal për tregti me dokumente të nevojshme për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Tani duhet bërë shumë përpjekje në drejtim të intensifikimit të pjesëmarrjes së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit në rrjetin e institucioneve që punojnë me dhe për komunitetet tona jashtë vendit - tha Antoaneta Coneva.

Në intervistën e saj për Radio Bullgarinë, Antoaneta Coneva shpalli gjithashtu themelimin e Këshillit Publik të Komisionit Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të ketë funksione këshillimore dhe do të ndihmojë në identifikimin, diskutimin dhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetet bullgare jashtë shtetit. Në të do ta kenë vendin e vet edhe përfaqësuesit e mediave publike. Sipas zonjës Coneva, Radio Bulgaria - faqja shumëgjuhëshe e Radios Kombëtare Bullgare, gjithashtu është një partner i besueshëm për punën e plotë të komisionit parlamentar, të drejtuar nga ajo:

“Dëshiroj shumë që t'i shfrytëzojmë edhe kontaktet tona me Radio Bullgarinë si një mundësi për të informuar bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për punën tonë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD