Grupi Monitorues i Demokracisë i Parlamentit Evropian organizoi një seancë dëgjimore mbi situatën në Bullgari më 27 janar 2022 në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook, eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Eurodeputetët do të ftojnë përfaqësues të qeverisë së koalicionit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe të institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vend. Pritet që qeveritarët të paraqesin planet e tyre për reformën në drejtësi, për futjen e llogaridhënies së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për ndryshimet legjislative që do të çojnë në një luftë efektive kundër korrupsionit. Parlamenti Evropian do të fokusohet gjithashtu në lirinë e mediave dhe në parandalimin e të ashtuquajturave raste SLAPP (proceset e kryera me qëllim të kufizohet aktiviteti civil) kundër gazetarëve dhe aktivistëve civilë.
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Mbi Bullgarinë Lindore dhe malet do të ketë vranësira më të konsiderueshme, ku në disa vende do të..
Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov njoftoi se Bullgaria po dëbon 70 diplomatë rusë dhe saktësoi se kjo ndodhi falë shërbimeve. Sipas Petkov,..
Partia "Ka një popull të tillë" është e gatshme të negociojë formimin e qeverisë, por jo me çdo kusht, deklaroi kryetari i grupit të saj..