Inflacioni është rreth normave mesatare evropiane. Jemi dy për qind mbi mesataren e BE-së. Presim që piku të jetë në muajin mars-prill, pas së cilës ai të fillojë të qetësohet. Atëherë çmimet e energjisë do të fillojnë të bien dhe ne do t'i afrohemi inflacionit mesatar evropian. Këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën “24 çasa” Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev. Pjesa më e madhe e inflacionit të vendit importohet sepse jemi të lidhur me euron, tha ministri.
Sipas Zëvendëskryeministrit, projektet e planifikuara për ndërtimin e urave të reja mbi Danub, tuneleve, autostradave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në 4 vitet në vijim janë të realizueshme dhe shteti do të mund të ndajë rreth 6 miliardë euro, së bashku me fondet e marra nga BE-ja.Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..
Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..
Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..