Një moment i jashtëzakonshëm nga historia e qytetit të Plovdivit ruhet në ndërtesën qendrore të Universitetit të Plovdivit "Paisij Hilendarski". Atje është gjendur shtëpia e një prej institucioneve arsimore më prestigjioze në vend në shekullin e 19-të - Kolegji Francez i Burrave. Ai e ka pasur emrin "Shën Augustin” dhe është themeluar nga francezë që kanë banuar në Plovdiv. Prej aty nis turi i parë turistik i guides Ekaterina Terzieva, me titullin e bukur “Bonjour, Mon Amour, o Plovdiv”. Qëllimi i tij është të tregojë historinë, kulturën, arkitekturën dhe traditat e diasporës franceze në Plovdiv që nga vendosja e saj në qytet dy shekuj më parë, deri në ditët e sotme.
Prania franceze në Plovdiv i çon turistët në shtëpinë e zëvendëskonsullit Charles Champoiseau. Në vitin 1858 ai arriti të shpëtojë qytetin tonë nga djegia dhe për shkak të interesave të tij në fushën e arkeologjisë në vitin 1862 Champoiseau mori pjesë në gërmimet në ishullin Samothrake, ku zbuloi statujën madhështore të perëndeshës Nike. Deri më sot, kjo gjetje e lashtë ruhet në një vend të shquar në Luvër.
Poeti dhe udhëtari i madh francez Alphonse de Lamartine, i cili e vizitoi qytetin e vjetër në shekullin e 19-të, gjithashtu ka lënë një gjurmë në historinë kulturore të Plovdivit. Sot në Xhambaz Tepe po ndodhet një shtëpi me emrin e tij, që ruan kujtimin për poetin e madh. Edhe pse aktualisht ajo është e mbyllur për riparime dhe restaurime, pamja e saj tërheq vëmendjen dhe me pak imagjinatë do ta krahasonim me një zog që i ka hapur krahët në kodrën e qytetit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Për vit të 18 të radhës institucionet kulturore bullgare aderohen ndaj iniciativës evropiane “Nata e Muzeve” më 14 maj. Ideja për këtë ngjarje lindi gjatë vitit 2005 në Francë, nën patronazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës..
Shumë pak ngjarje kulturore bashkëkohore në vendin tonë përballojnë ndryshimet e trazuara politike, ekonomike dhe sociale dhe shënojnë jetëgjatësi në ekzistencën e tyre. Mes tyre doli dhe festivali më i madh ndërkombëtar për një vallëzim modern në..
Më 6 maj, Bullgaria feston një nga festat e saj më të dashura, ditën e Shën Gjergjit dhe Ditën e guximit, trimërisë dhe Ushtrisë Bullgare.Më 9 maj Evropa do të shënojë vitin e saj të 72-të të bashkimit dhe unitetit. Në ditët ndërmjet dy festave,..