Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv ka një "trashëgimi franceze" të jashtëzakonshme

Foto: arkiv

Një moment i jashtëzakonshëm nga historia e qytetit të Plovdivit ruhet në ndërtesën qendrore të Universitetit të Plovdivit "Paisij Hilendarski". Atje është gjendur shtëpia e një prej institucioneve arsimore më prestigjioze në vend në shekullin e 19-të - Kolegji Francez i Burrave. Ai e ka pasur emrin "Shën Augustin” dhe është themeluar nga francezë që kanë banuar në Plovdiv. Prej aty nis turi i parë turistik i guides Ekaterina Terzieva, me titullin e bukur “Bonjour, Mon Amour, o Plovdiv”. Qëllimi i tij është të tregojë historinë, kulturën, arkitekturën dhe traditat e diasporës franceze në Plovdiv që nga vendosja e saj në qytet dy shekuj më parë, deri në ditët e sotme.

Prania franceze në Plovdiv i çon turistët në shtëpinë e zëvendëskonsullit Charles Champoiseau. Në vitin 1858 ai arriti të shpëtojë qytetin tonë nga djegia dhe për shkak të interesave të tij në fushën e arkeologjisë në vitin 1862 Champoiseau mori pjesë në gërmimet në ishullin Samothrake, ku zbuloi statujën madhështore të perëndeshës Nike. Deri më sot, kjo gjetje e lashtë ruhet në një vend të shquar në Luvër.

Poeti dhe udhëtari i madh francez Alphonse de Lamartine, i cili e vizitoi qytetin e vjetër në shekullin e 19-të, gjithashtu ka lënë një gjurmë në historinë kulturore të Plovdivit. Sot në Xhambaz Tepe po ndodhet një shtëpi me emrin e tij, që ruan kujtimin për poetin e madh. Edhe pse aktualisht ajo është e mbyllur për riparime dhe restaurime, pamja e saj tërheq vëmendjen dhe me pak imagjinatë do ta krahasonim me një zog që i ka hapur krahët në kodrën e qytetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale

Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..

botuar më 24-08-03 8.05.PD

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD