Ndërtimi i një zone etnografike bullgare filloi në fillim të vitit në Qendrën për Kulturë dhe Pushime të Komunës së Bollgradit / Bollgradi në Ukrainë konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i bullgarëve të Besarabisë. Banorët dhe mysafirët e qytetit do të mund të zhyten në jetën dhe traditat e bashkatdhetarëve tanë në Besarabi, si dhe të kombësive të tjera që jetojnë në këtë zonë për gati dy shekuj. Me ndihmën e banorëve të zonës tashmë janë mbledhur shumë objekte antike, të cilat ruajnë frymën e kohës. Midis tyre janë qilima të punuar me dorë, velenxa, peshqirë, batanije dhe sende shtëpiake, të përdorura në mënyrë aktive një shekull më parë. Së shpejti do të ketë një kënd me aksesorë nga jeta e sotme e vendasve. Zona e sapokrijuar etnografike do të shërbejë edhe si vend ku do të mbahen evente dhe festivale të ndryshme. Lajmin e ka bërë të ditur për BTA Svetllana Dragneva – kryeredaktore e gazetës “Bullgarët: dje, sot, nesër”, me seli në Odesë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFilmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..