Në një bisedë telefonike, presidentët Rumen Radev dhe Stevo Pendarovski diskutuan përgatitjen për vizitën e ardhshme zyrtare në Bullgari të Kreut të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Pendarovski. Të dy rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar rolin aktiv të dy institucioneve presidenciale në mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Në këtë lidhje, Radev dhe Pendarovski vunë në dukje dinamikën e re në marrëdhëniet dypalëshe, të cilat pritet ta forcojnë besimin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bisedimi u iniciua nga Presidenti Stevo Pendarovski, i cili e uroi Rumen Radevin për marrjen e detyrës dhe i uroi një mandat të suksesshëm.
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev i bëri thirrje Komisionit Evropian që të sqarojë nëse vende të ndryshme të BE-së trajtohen ndryshe nga Gazprom dhe nëse ka shkelje të sanksioneve nga kompanitë në disa vende anëtare. Kjo..
Gjatë natës së 24 duke u gdhirë 25 maj mbi Bullgarinë Perëndimore shiu do të pushojë dhe retë do të çahen e do të pakësohen. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në disa vende reshje të dobëta..
Bullgarët në Bosilegradin të Serbisë po kërkojnë ndihmë nga autoritetet bullgare për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së Nënpresidentes Ilijana Jotova në Bosilegrad. Atje ajo mori pjesë në festimin e 24 majit, njoftoi..
“Më 24 maj të gjithë jemi vetëm bullgarë”, tha presidenti Rumen Radev në përshëndetjen me rastin e Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij,..
Kryeministri bullgar Kirill Petkov nuk u angazhua me afatet për heqjen e vetos bullgare për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së..
Në ditët e fundit të muajit maj pritet të ndodhë zhvendosja më e madhe masive e refugjatëve ukrainas në Bullgari – rreth 35 mijë persona. Këtë e tha..