2847 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, 6630 ishte numri i tyre një ditë më parë. 77% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë se 21% e 13 268 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve aktivë të regjistruar u rrit me 542 duke arritur 202 421 veta. Të sapopranuarit në spitale janë 207. Prej tyre 84 për qind janë të paimunizuar. Janë shtruar 5309 pacientë. 550 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit, 28 persona me Covid-19 kanë humbur jetën. Të gjithë të vdekurit nuk kanë pasur imunizimin e plotë. 1376 persona janë regjistruar të shëruar.
Të dielën u dhanë vetëm 1 938 vaksina. Kursin e plotë të vaksinimit e kanë kryer 1 976 308 persona. 569 133 kanë marrë dozë përforcuese.
Këtë fundjavë – më 21 dhe 22 maj, në Plovdiv do të zhvillohet programi kryesor i Festivalit të Arteve Rrugore 6Fest. Edicioni i dhjetë jubilar është pjesë e programit të Plovdivit - Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Të shtunën, më 21 maj ,..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë, në kryeqytet do të jetë 10 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të rriten dhe do të lëvizin ndërmjet 28..
Kryeministri Kirill Petkov i bëri thirrje Presidentit Rumen Radev që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për gjendjen e negociatave ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se qeveria e tij nuk do të ndërmarrë veprime nën..
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Oliver Varheli pret që brenda 3 javësh Bullgaria të miratojë fillimin e..
Negociatorët e BE-së dhe eurodeputetët ranë dakord mbi rregullat për mbushjen e objekteve evropiane të depozitimit të gazit përpara dimrit...
Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi si lajm të rremë informacionin se është angazhuar personalisht me heqjen e vetos mbi negociatat e Republikës së..