11 049 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 78%, ose 8639 prej tyre nuk janë vaksinuar. Të sapo infektuarit janë 8202 më shumë se një ditë më parë. Më shumë se 24% e 45 885 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve aktivë u rrit me 5070 deri në 207 491. 949 janë pacientët e sapopranuar në spital, 85 për qind e të cilëve nuk janë të imunizuar. Gjithsej në spital janë shtruar 5327 pacientë. 517 janë në terapi intensive.
132 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor. 120 prej tyre nuk janë vaksinuar. 5847 janë shëruar.
Numri i vaksinave të dhëna të hënën është 6890. Janë më pak se 2 milionë njerëz me një cikël të përfunduar imunizimi. 573 669 personave u është dhënë doza e tretë.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Në një bisedë telefonike, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov diskutuan mënyrat për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Zelenski shkroi në rrjetin social "X": "Shpreha..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..