11 049 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 78%, ose 8639 prej tyre nuk janë vaksinuar. Të sapo infektuarit janë 8202 më shumë se një ditë më parë. Më shumë se 24% e 45 885 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve aktivë u rrit me 5070 deri në 207 491. 949 janë pacientët e sapopranuar në spital, 85 për qind e të cilëve nuk janë të imunizuar. Gjithsej në spital janë shtruar 5327 pacientë. 517 janë në terapi intensive.
132 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor. 120 prej tyre nuk janë vaksinuar. 5847 janë shëruar.
Numri i vaksinave të dhëna të hënën është 6890. Janë më pak se 2 milionë njerëz me një cikël të përfunduar imunizimi. 573 669 personave u është dhënë doza e tretë.Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Slogani i fushatës është "Uniteti është..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..
Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..