Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali "Etnitë, ngjyrat dhe qilimat e Kotlenit" prezanton paletën e larmishme të pjesës lindore të malit Stara Pllanina

Foto: arkiv

Prezantuan festivalin "Etnitë, ngjyrat dhe qilimat e Kotlenit" në një takim online kushtuar zanateve në Bullgari, informon BTA. Në një video të veçantë, ideja e forumit kulturor prezantohet përmes syve të një fëmije që viziton paraardhësit e tij dhe njihet me traditat e rajonit të Kotlenit. Projekti financohet nga programi "Erasmus +".

Festivali i sivjetshëm i Kotlenit do të zhvillohet midis 29 dhe 31 korrikut, duke shfaqur vepra artizanale, ekspozita, rituale, arte të kuzhinës, vallëzim dhe muzikë. Do të ketë gjithashtu një ekspozitë të qilimave të Kotlenit të punuar me dorë, si dhe thurje me vegjë dhe ngjyrosje leshi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri uroi ushtrinë bullgare për misionet jashtë vendit më 6 maj

Pjesëmarrja e denjë e ushtrisë bullgare në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe BE-së e bëri Bullgarinë një partner të dëshirueshëm për përgatitjet dhe stërvitjet e përbashkëta, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme në kushtet e operacioneve..

botuar më 24-04-30 3.28.MD
Elena dhe Nikollaj Shaposhnikov

Sabotimi rus kundër Bullgarisë dhe Republikës Çeke ka pasur logjistikë në Greqi

Një seri shpërthimesh dhe helmimesh në Evropë - përfshirë në Bullgari të tregtarit të armëve Emilijan Gebrev - të organizuara nga njësia 29155 e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së ushtrisë ruse, janë koordinuar nga Nikollaj dhe Elena..

botuar më 24-04-30 12.14.MD

Bullgaria këmbëngul për rritjen e pagesave bazë për fermerët në BE

Bullgaria i bashkohet kërkesës për rritjen e ndihmës "de minimis" në sektorin e bujqësisë. Kështu deklaroi në Luksemburg ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Dr. Georgi Tahov, në një mbledhje të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin...

botuar më 24-04-30 9.53.PD