Pavarësisht përkeqësimit të situatës epidemike për shkak të omicron, në dhjetor 2021 udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë vendit ishin 104.5 për qind mbi ato të regjistruara në dhjetor 2020. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, sipas të cilave gjithsej 551 mijë bashkatdhetarë tanë udhëtuan jashtë vendit në muajin e fundit të 2021. Derisa vizitat e të huajve në Bullgari janë 475 100, ose 92.4 për qind më shumë se në dhjetor 2020. Pjesa e kalimeve tranzit është 54.2 për qind ose 257 700. Nga numri i përgjithshëm i të huajve që e vizituan Bullgarinë në dhjetor 2021, pjesa e qytetarëve të BE-së është 41.9 për qind ose 199 mijë. Numri më i madh i vizitave është nga shtetasit e Rumanisë - 38.4 për qind, Greqisë - 22.8 për qind dhe Gjermanisë - 10.1 për qind.
Vizitat e qytetarëve nga vendet e tjera evropiane janë 232 200, ose 48.9 për qind e të gjitha vizitave në Bullgari, me numrin më të madh të vizitave nga Turqia - 129 mijë, ose 55.5 për qind e pasagjerëve të këtij grupi. Në dhjetor 2021 pjesa relative e udhëtimeve për disa qëllime ishte 61.4 për qind, 25 për qind ishin për argëtim dhe rekreacion, ndërsa për qëllime biznesi - 13.6 për qind.
Këtë fundjavë – më 21 dhe 22 maj, në Plovdiv do të zhvillohet programi kryesor i Festivalit të Arteve Rrugore 6Fest. Edicioni i dhjetë jubilar është pjesë e programit të Plovdivit - Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Të shtunën, më 21 maj ,..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë, në kryeqytet do të jetë 10 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të rriten dhe do të lëvizin ndërmjet 28..
Kryeministri Kirill Petkov i bëri thirrje Presidentit Rumen Radev që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për gjendjen e negociatave ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se qeveria e tij nuk do të ndërmarrë veprime nën..
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Oliver Varheli pret që brenda 3 javësh Bullgaria të miratojë fillimin e..
Negociatorët e BE-së dhe eurodeputetët ranë dakord mbi rregullat për mbushjen e objekteve evropiane të depozitimit të gazit përpara dimrit...
Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi si lajm të rremë informacionin se është angazhuar personalisht me heqjen e vetos mbi negociatat e Republikës së..