2602 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 78% e të sapo infektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë se 17% e 15 061 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 365 në 239 320 veta. Në spitale u shtruan 210 pacientë të infektuar. 86 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Aktualisht ndodhen gjithsej 5730 pacientë me koronavirus në spital. 506 persona të infektuar janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit, 39 persona kanë vdekur me Covid të konfirmuar. 36 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Të kuruarit janë 2198.
Të dielën janë dhënë 1900 vaksina. 1 993 529 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit. Janë 606 917 persona me një dozë përforcuese.Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..