Korniza buxhetore e vitit 2022 u miratua nga Këshilli i Ministrave. Kështu u bë e ditur në një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kirill Petkov dhe Ministrit të Energjetikës Aleksandër Nikollov pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave. Sipas kryeministrit, buxheti i vitit 2022 është buxhet i rritjes. Investimet e qeverisë do të jetë 5.8 për qind e PBB-së, krahasuar me 2.9 për qind në 2021. Deficiti me masat Covid do të jetë 4.1 për qind. Kryeministri premtoi kopshte falas që në prill. Nuk do të ketë asnjë pensionist nën kufirin e varfërisë, tha gjithashtu ai. Të gjitha masat për të mbështetur biznesin si 60:40 dhe të tjera do të vazhdojë për të paktën 6 muajt e ardhshëm, si dhe masat mbështetëse për çmimet e larta të energjisë elektrike. “Pra, ne kemi një buxhet ku fokusohemi tërësisht tek investimet kapitale, kapitali njerëzor dhe askush të mos mbetet nën kufirin e varfërisë”, tha Petkov. Buxheti i ri ende nuk është miratuar nga parlamenti.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..