Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënie e të infektuarve rishtazi me Covid-19

Foto: arkiv

8142 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 9152 një ditë më parë. 75.6% e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 22% e 37006 testeve të kryera janë pozitive, që është gjithashtu një rënie prej 4%, sipas portalit coronavirus.bg. Incidenca në baza javore për vendin është tashmë 823 për 100 000 krahasuar me 1728 për 100 000 në një bazë 14 ditore.

Numri i të sëmurëve aktivë është rritur me 2066 në 257 488 veta. Numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur me 200 në 6124. 568 persona të infektuar mjekohen në terapinë intensive. Nga 863 të sapoardhur në spital, 85,4% nuk janë të vaksinuar.

96 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh. 85 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. 5980 janë shëruar.

Të enjten janë dhënë 10 084 vaksina. 2 006 975 persona kanë përfunduar imunizimin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD