ShBA-ja dërgojnë 1000 ushtarakë në Rumani
ShBA-ja shpallën, se në kohë të afërt do të ridislokojnë afro 1000 ushtarë nga Gjermania në Rumani. Sipas zëdhënësit të Pentagonit Xhon Kërbi bëhet fjalë për misione të përkohshme për të forcuar mbrojtjen e aleatëve evropianë, në sfondin e tensionit me Rusinë, transmetoi Radioja e Rumanisë. Kontingjenti i ri do të bashkohet me rreth 900 ushtarakët amerikanë të dislokuar përgjithmonë në vend. Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis, Kryeministti Nikollae Çuka dhe Ministri i Mbrojtjes Vasile Dinku mirëpritën iniciativën dhe deklaruan, se ajo do të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e çdo zhvillimi negativ të sigurisë në regjion. Media rikujtoi, se para pak kohe presidenti u shpreh në përkrahjen e forcimit të pranisë ushtarake të NATO-së dhe ShBA-së në Rumani dhe në Rajonin e Detit të Zi.
Më 2 shkurt, të mërkurën, gjatë vizitës së tij në Bukuresht, Ministri i Jashtëm Franez Uhan-Iv ljo Drian tha, se edhe Franca mund të dërgojë disa qindra ushtarë në Rumani dhe se një propozim i tillë do të paraqitet në takimin e ardhshëm të ministrave të mbrojtjes të NATO-së këtë muaj.
Turqia propozoi ndërmjetësim në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës
Presidenti Rexhep Erdogan propozoi që Turqia të jetë ndërmjetëse për kapërcimin e tensionit midis Ukrainës dhe Rusisë. “Deklaratat e administratave të Moskës dhe të Kievit tregojnë, se kanë qëndrim pozitiv ndaj ftesës”, njofton Radioja dhe Televizioni Turk. Turqia, e cila është ndër vendet, që synojnë të heqin rrezikun e konfliktit, ka treguar, se një vend anëtar i NATO-së mund të vendosë marrëdhënie të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën, thekson media. Pasi më 3 shkurt, Erdogani vizitoi Kievin, presidenti turk pret një vizitë të Presidentit Rus Vlladimir Putin, edhe pse data ende nuk është e caktuar.
Ndërkohë u njoftua, se gjatë qëndrimit të tij në Kiev Erdogan nënshkroi me Presidentin Ukrainas Volodimir Zelenski një marrëveshje për prodhimin e dronëve sulmues turk “Bajraktar” në Ukrainë, të tillë siç ajo tashmë shfrytëzonte në Donbas.
Qiproja dhe BE ranë dakord për të rikthyer migranët në vendet e tyre
Marrëveshjen e parë e këtij lloji e cila rregullon kthimin e migrantëve në vendet e tyre, nënshkruan Qiproja dhe Komisioni Evropian. Ajo përfshin procedura të qarta dhe të standardizuara për kthimin nëpërmjet operacioneve të përbashkëta midis Qipros dhe Komisionit Evropian me pjesëmarrjen e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) dhe Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilimit (EASO), transmetoi nga Qiproja korrespondentja e BNR-së Branisllava Bobanac.
Qiproja ka fluksin më të madh të migrantëve të paligjshëm në raport me popullsinë e të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Që nga fillimi i këtij viti u paraqitën 1335 kërkesa të reja nga azilkërkuesit, gjë që është pothuajse dy herë më shumë se sa në janar 2020, pasi flukset kryesore të emigrantëve vijnë nga Afrika.
Në Greqi protestojnë mjekë të pa vaksinuar të larguar nga puna
Në Greqi organizohen protesta të mjekëve të hequr nga puna për arsye se nuk janë të vaksinuar, transmetoi korrespondentja e BNR-së Katja Peeva. Me vendim të qeverisë mjekët e pa vaksinuar të cilët tani janë në leje të papaguar të pacaktuar, do të pushohen nga puna nga marsi. Drejtorë të spitaleve paralajmërojnë, se do të mbeten pa personel jo vetëm në repartet Covid, por edhe në të gjitha sektorët e ndihmës spitalore. Ata janë kategorik, se mjekët privatë të mobilizuar nuk mund të zgjidhin problemin. Sipas sindikatës së të punësuarve në spitalet shtetërore, mbi 3 mijë specialistë aktualisht janë me leje mjekësore për sëmundje ose nën karantinë. Opozita shprehu dyshim, se qeveria qëllimisht kërkon të shfuqizojë spitalet shtetërore, për të financuar ato private.
Lidhja e gazit midis Bullgarisë dhe Serbisë do të jetë gati deri në tetor 2023
Në një ceremoni në qytetin Dimitrovgrad u vu fillimi i ndërtimit të pjesës serbe të lidhjes ndërsistematike të gazit Bullgari-Serbi. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç tha, se gazsjellësi do të vihet në shfrytëzim në tetor 2023. Sipas saj, atëherë furnizimi i gazit natyror do të jetë më i sigurt si në Serbi, ashtu edhe në rajon, transmetoi BGNES. Kryeministrja Bërnabiç rikujtoi, se projekti u planifikua që në vitin 2015 dhe u shpall prioritet nga BE. Vlera totale e tij është 85.5 milionë euro. Pjesa serbe do të jetë e gjatë 109 km, ndërsa gjatësia e përgjithshme e trasesë nëpër të dy vendet është 170 km, me një kapacitet prej 1.8 miliardë metra kub gaz në vit, sipas faqes së internetit të qeverisë serbe. Në ceremoni për palën bullgare ishte i pranishëm Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNESFushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..