21 organizata bullgarësh nga 11 vende po aplikojnë për financim nga shteti bullgar për hapjen e shkollave të fundjavës jashtë vendit (të ashtuquajturat “shkolla të së dielës”). Shumica janë nga Britania e Madhe - 6, ka organizata nga Gjermania, Shqipëria, Italia, Spanja, Franca, Holanda, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur Ministria e Arsimit.
373 janë shkollat bullgare të së dielës gjatë vitit 2022. Atje mësojnë mbi 35 000 fëmijë në 43 vende në 6 kontinente. Në 12 vitet e fundit, numri i nxënësve në shkollat e së dielës është rritur pothuajse 10 herë. 7.5 milionë euro është buxheti i parashikuar nga shteti për shkollat e së dielës.
Për herë të parë këtë vit do të përgatiten programe trajnimi për fëmijët e moshës parashkollore në shkollat bullgare të së dielës dhe materialet përkatëse elektronike.Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..
"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në..