425 milionë euro janë investuar në kërkimet e gazit në zonën ekonomike bullgare të Detit të Zi. Ministria e Energjetikës ka informacione se kompanitë kërkimore pas tre shpimeve të pasuksesshme shpresojnë të gjejnë vendburime në pusin e katërt, sepse gjeologjikisht është e çuditshme të ketë vendburime të ngjashme në Rumani dhe Turqi, por jo në Bullgari.
Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov mohoi para bTV se ka "lumenj gazi" në sektorin “Hani Asparuh”, siç ishte paralajmëruar më parë. Ajo që ka bërë deri tani Ministria është gjetja e një investitori shtesë për një studim përfundimtar që në kuadrin e vitit 2022 do të tregojë nëse ka gaz natyror në sektor apo jo, shpjegoi Ministri.
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...