Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vreshtat e vjetra bullgare janë duke u zhdukur

Të kesh një vresht, të bësh verë...kjo është një traditë e gjallë në shumë pjesë të Bullgarisë

Prodhuesit e vegjël të verës kanë nevojë për mbrojtje të veçantë si kujdestarë të trashëgimisë kulturore dhe historike vendase

Foto: BGNES

Verën e mirë në vendin tonë e kanë quajtur eliksiri i jetës dhe nderimi i verës si pije e shenjtë ka ekzistuar shumë kohë përpara shfaqjes së krishterimit në trojet e sotme bullgare.Në kulturën tonë ka respekt edhe për hardhinë, e cila me gjithë kthesat e kohës vazhdon të japë fryte të bollshme. Prandaj dhe hardhia konsiderohet si një simbol i shpirtit të paepur njerëzor dhe e gjejmë shpesh në gdhendje në dru dhe në pikturat e mjeshtreve të vjetër.

Disa studime mbi jetën dhe kulturën e lashtë nëpër trojet tona dëshmojnë se këtu kanë jetuar fizikisht njerëz shumë të fortë. Shkencëtarët mendojnë se për këtë ka kontribuar vera e mirë, të cilën e kanë përgatitur dhe e kanë pirë bullgarët pa e holluar atë me ujë. Dhe sot e kësaj dite vera dhe buka e shoqërojnë tavolinën festive të bullgarëve si ushqim, i cili e përmbush njeriun me jetë ...

Fakti, që verës i detyrohemi shumë historikisht, dëshmohet nga festat e ruajtura dhe sot e kësaj dite të verës në kalendarin tonë popullor.

Që nga kohëra të lashta, 14 shkurti / në stilin e ri 1 shkurti / ka qenë një festë për vreshtarët dhe për prodhuesit e verës. Në ditën e Trifon Zarezanit, siç është e njohur kjo ditë, me hare dhe dolli, pronarët kanë shkuar në vreshta dhe në mënyrë simbolike kanë krasitur vreshtat. Gjatë vjeshtës, përsëri me tingëllimin e kambanave dhe një hare dhe gëzim popullor, ka filluar dhe vjelja e rrushit. Këto tradita në vende të veçanta janë ruajtur dhe sot, por po kaq e rëndësishme është ruajtja nga çrrënjosja dhe harresa e varieteteve të vjetra të verës, hardhive vendase, që kanë siguruar jetesën dhe kanë ndihmuar mbijetesën e qindra familjeve.

"Unë shoh, nga përvoja ime se varietetet vendase të verërave po humbasin gjithnjë e më shumë në vendin tonë," thotë Margarita Levieva, një degustatore në garat ndërkombëtare dhe kryeredaktore e një botimi të specializuar. Si një specialiste ajo sqaroi se pikërisht ruajtja e traditës familjare për t’u rritur vreshtat, ka diktuar mënyrën e jetesës të paraardhësve tanë në rajonet e prodhimit të verës.

Këto vreshta, në të cilat janë mbjellë 10, 15, 20 vreshta të vjetra të varieteteve tradicionale bullgare të rrushit në oborret e popullit për një ose dy hektarë, janë të vlefshme si një trashëgimi kulturore e paluajtshme, sepse disa prej tyre mund të mos të jenë as në koleksionin e Institutit të Hardhisë në qytetin Pleven. Ato janë rreth 60 deri më 100 vjeçare dhe kanë shoqëruar jetën e disa brezave. Sipas tyre familjet kanë planifikuar ditët e tyre të përditshme, kanë qenë një pjesë nga kalendari kulturor i vendeve të populluara, aty ku gjenden. Të kesh vreshta, të bësh verë dhe ta ekspozosh përpara bashkëqytetarëve të tjerë - ka qenë një nder i madh, që të deklarosh se kush je, çfarë njeriu je, cili është karakteri yt e të tjera. Por, përpara rreth 50 vjetëve ka filluar imponimi masiv tek ne i varieteteve të huaja si Kaberne, Shardone, Traminer e kështu me radhë, të cilët janë më të shpërndara në këtë moment. Bën nder se  në oborret  e prodhuesve të vegjël të verës janë ruajtur, siç i quajmë ne, vreshtat e vogla.

Kjo dëshmon sesa  është e përfaqësuar vreshtaria si traditë kulturore në Bullgari. Ne hulumtojmë dhe mbledhim vreshta të tilla.  Prandaj vendosëm të zhvillojmë dhe të popullarizojmë temën për vreshtat e oborrit si një trashëgimi kombëtare kulturore dhe historike të Bullgarisë”.

Me një nderim të vërtetë, sipas Margarita Levievës, duhet të jetë puna e njerëzve, të cilët pavarësisht nga bollëku i kantinave dhe markave të verës industriale, vazhdojnë të prodhojnë eliksirin e rrushit në kushte shtëpiake. Ajo pohon se, pavarësisht nga metoda shkencore, e cila aplikohet në proceset e fermentimit në një nivel industrial, pikërisht  cilësitë  e prodhimit shtëpiak afrohen më tepër për nga shija dhe përbërja me atë vere, e cila ka dhënë forcë dhe gëzim në jetën e bullgarëve të vjetër.

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Milena Vodeniçarovës, BNR-“Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD