Verën e mirë në vendin tonë e kanë quajtur eliksiri i jetës dhe nderimi i verës si pije e shenjtë ka ekzistuar shumë kohë përpara shfaqjes së krishterimit në trojet e sotme bullgare.Në kulturën tonë ka respekt edhe për hardhinë, e cila me gjithë kthesat e kohës vazhdon të japë fryte të bollshme. Prandaj dhe hardhia konsiderohet si një simbol i shpirtit të paepur njerëzor dhe e gjejmë shpesh në gdhendje në dru dhe në pikturat e mjeshtreve të vjetër.
Disa studime mbi jetën dhe kulturën e lashtë nëpër trojet tona dëshmojnë se këtu kanë jetuar fizikisht njerëz shumë të fortë. Shkencëtarët mendojnë se për këtë ka kontribuar vera e mirë, të cilën e kanë përgatitur dhe e kanë pirë bullgarët pa e holluar atë me ujë. Dhe sot e kësaj dite vera dhe buka e shoqërojnë tavolinën festive të bullgarëve si ushqim, i cili e përmbush njeriun me jetë ...
Fakti, që verës i detyrohemi shumë historikisht, dëshmohet nga festat e ruajtura dhe sot e kësaj dite të verës në kalendarin tonë popullor.
Që nga kohëra të lashta, 14 shkurti / në stilin e ri 1 shkurti / ka qenë një festë për vreshtarët dhe për prodhuesit e verës. Në ditën e Trifon Zarezanit, siç është e njohur kjo ditë, me hare dhe dolli, pronarët kanë shkuar në vreshta dhe në mënyrë simbolike kanë krasitur vreshtat. Gjatë vjeshtës, përsëri me tingëllimin e kambanave dhe një hare dhe gëzim popullor, ka filluar dhe vjelja e rrushit. Këto tradita në vende të veçanta janë ruajtur dhe sot, por po kaq e rëndësishme është ruajtja nga çrrënjosja dhe harresa e varieteteve të vjetra të verës, hardhive vendase, që kanë siguruar jetesën dhe kanë ndihmuar mbijetesën e qindra familjeve.
"Unë shoh, nga përvoja ime se varietetet vendase të verërave po humbasin gjithnjë e më shumë në vendin tonë," thotë Margarita Levieva, një degustatore në garat ndërkombëtare dhe kryeredaktore e një botimi të specializuar. Si një specialiste ajo sqaroi se pikërisht ruajtja e traditës familjare për t’u rritur vreshtat, ka diktuar mënyrën e jetesës të paraardhësve tanë në rajonet e prodhimit të verës.Këto vreshta, në të cilat janë mbjellë 10, 15, 20 vreshta të vjetra të varieteteve tradicionale bullgare të rrushit në oborret e popullit për një ose dy hektarë, janë të vlefshme si një trashëgimi kulturore e paluajtshme, sepse disa prej tyre mund të mos të jenë as në koleksionin e Institutit të Hardhisë në qytetin Pleven. Ato janë rreth 60 deri më 100 vjeçare dhe kanë shoqëruar jetën e disa brezave. Sipas tyre familjet kanë planifikuar ditët e tyre të përditshme, kanë qenë një pjesë nga kalendari kulturor i vendeve të populluara, aty ku gjenden. Të kesh vreshta, të bësh verë dhe ta ekspozosh përpara bashkëqytetarëve të tjerë - ka qenë një nder i madh, që të deklarosh se kush je, çfarë njeriu je, cili është karakteri yt e të tjera. Por, përpara rreth 50 vjetëve ka filluar imponimi masiv tek ne i varieteteve të huaja si Kaberne, Shardone, Traminer e kështu me radhë, të cilët janë më të shpërndara në këtë moment. Bën nder se në oborret e prodhuesve të vegjël të verës janë ruajtur, siç i quajmë ne, vreshtat e vogla.
Kjo dëshmon sesa është e përfaqësuar vreshtaria si traditë kulturore në Bullgari. Ne hulumtojmë dhe mbledhim vreshta të tilla. Prandaj vendosëm të zhvillojmë dhe të popullarizojmë temën për vreshtat e oborrit si një trashëgimi kombëtare kulturore dhe historike të Bullgarisë”.
Me një nderim të vërtetë, sipas Margarita Levievës, duhet të jetë puna e njerëzve, të cilët pavarësisht nga bollëku i kantinave dhe markave të verës industriale, vazhdojnë të prodhojnë eliksirin e rrushit në kushte shtëpiake. Ajo pohon se, pavarësisht nga metoda shkencore, e cila aplikohet në proceset e fermentimit në një nivel industrial, pikërisht cilësitë e prodhimit shtëpiak afrohen më tepër për nga shija dhe përbërja me atë vere, e cila ka dhënë forcë dhe gëzim në jetën e bullgarëve të vjetër.
Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Milena Vodeniçarovës, BNR-“Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..