14 shkurti festohet në shumë shtete si Dita e dashurisë, kurse në Bullgari tradita e vjetër e lidhë atë me festën e vreshtarëve dhe verës – Trifon Zarezan (Trifon Krasitësi). Në të vera pihet në tërë vendin. Në Sofje, e cila nuk ndodhet në një rajon ku prodhohet verë, por pavarësisht nga kjo ka shumë adhurues të kësaj pije, u organizua “Tour de Zarezan”-i i dytë. Ngjarja u zhvillua në kuadrin e nismës së Asociacionit bullgar të vreshtarëve dhe prodhuesve të pavarur të verës (kryesisht ndërmarrje familjare) – Bulgarian Association of Independent Winegrowers, dhe të disa dyqaneve dhe lokaleve, të cilat përpiqen ta popullarizojnë verën bullgare.
Në pesë vende në kryeqytet u organizuan degustime dhe biseda, në të cilat u prezantuan produktet e 19 kantinave bullgare, anëtare të Asociacionit. Ndër prodhuesit, të cilët i ofrojnë konsumatorit bullgar kombinacione të llojeve reja verërash, janë pronarët e vreshtave në fshatin Kapatovo. Kapatovo ndodhet në rajonin e qyteti Mellnik – rajon i njohur mirë me kushtet e shkëlqyera për prodhimin e verës. Vreshtat në fshatin Kapatovo janë pjesë e një ferme familjare, ku puna për bimët nuk ndërpritet gjatë tërë vitit dhe kështu çdo vit arrihet rendimenti maksimal. “Ferma në Kpatovo ka 174 dynymë me vreshta - 104 dynymë me hardhi që japin frute dhe 70 dynymë me bimë të reja. Tërë sipërfaqja është pajisur me ujitje me pikim dhe kjo jep mundësi për reagim në kushte jo të favorshme klimatike” – shpjegoi Franz Dimitrov , i cili në vazhdim të 6 vjetëve punon në sferën e tregtimit dhe në atë të prodhimit të verës. Ai na tregon për specifikën e krijimit të vreshtave në një vend, ku më parë ato nuk kanë ekzistuar:
“Kampionet e para të dheut, të marra në Kapatovo ishin dërguar për analizë në Francë para 13 vjetësh. Nga Franca ishin blerë dhe fidanët. Analiza e mostrave tregoi se toka dhe klima janë shumë të përshtatshme pikërisht për varietetet e blera. Në këtë rajon ka shumë diell, klima është e ngrohtë, dheu – me përmbajtje të lartë të rërës. Pronarët e fermës kanë filluar me një sipërfaqe të vogël me hardhi – vetëm për nevojat e tyre personale. Pak nga pak ata fillojnë të prodhojnë më shumë dhe ta shesin verën. U bë e qartë se cilësia e bimëve është shumë e lartë dhe vera kërkohet në tregun bullgar. Kështu zgjeruam sipërfaqet dhe sasitë e prodhuara të verës. Aktualisht prodhojmë verëra të bardha, të kuqe dhe që nga sivjet – roze. Kemi varietete të shumta franceze dhe çdo vit blejmë të reja” – Syrah, Petit Verdot, Marselan, Viognier, Chardonnay.Akoma nuk prodhojmë për eksport, sepse në tregun bullgar arrijmë ta shesim tërë prodhimin. Ndoshta në të ardhmen, kur të gjitha hardhitë e mbjella fillojnë të japin fruta, mund të mendojmë për tregjet e jashtme. Përdorim teknikë të re dhe moderne, sepse puna është shumë dhe pa të nuk mund ta kryejmë. Por nuk disponojmë me kantina të veta dhe prandaj marrim me qira enë të posaçme dhe specialistë nga kantinat e tjera më të mëdha”.
Viti 2018 ishte i pafavorshëm për prodhuesit e verërave në Bullgari. Arsyeja për këtë ishin shirat e mëdha dhe breshëritë gjatë pranverës, të cilat shkaktuan shumë sëmundje mbi hardhitë.
„Arritëm të shpëtojmë rendimentin e rrushit me shumë punë dhe me ndërhyrjen e duhur të specialistëve dhe me pesticidet e drejta, shpjegoi Franz Dimitrov. Bile kishim rezultate më të mira në krahasim me vitet e mëparshme – 100 tonë rrush, dukem pasur parasysh se vitet e kaluara kemi arritur 52-53 tonë. Kjo natyrisht nuk është për shkak të kushteve atmosferike, por në sajë të kësaj se hardhitë e reja për herë të parë dhanë fruta. Unë punoj në “Kapatovo” që nga viti 2013. Kur fillova isha 35-vjeçar. Unë kam mbaruar në universitet specialitetin e informatikës dhe në njëfarë mënyre kjo më ndihmon – logjika e zgjidhjes së problemeve është e njëjtë. Por ky biznes më pëlqen më shumë dhe e ndiej kujdesin për vreshtat dhe për tokën si prirja ime e vërtetë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: kapatovo.bg
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..