Shumë bullgarë akoma bëjnë verë në shtëpi dhe e shtien në turli farë enësh të improvizuara. Por,prodhuesit e verës me përvojë thonë se fuçia është ajo e cila e bën verën.Madje rrushi më i mirë në një fuçi të keqe do të prishet. Vera pa fuçi mbetet lakuriq, ajo është si një njeri pa rrobë - nuk është për t’u paraqitur përpara njerëzve.
Për hollësitë dhe sekretet si dhe për vështirësitë në prodhimin e fuçive, kërkuam mjeshtrit e punimit të fuçive në fshatin Vraçesh, qendra bullgare e kësaj zeje ende të gjallë dhe të vjetër.
Dikur këtu ka pasur 80 punëtori për bërjen e fuçive. Me kalimin e kohës, bashkë me mjeshtrit e vjetër pakësohen dhe punishtet, por gjithsesi ka njerëz më të rinj të cilët po e kapin zanatin, prandaj dhe kjo mënyrë jetese në fshat është ruajtur akoma.
Millço Vlladimirov tanimë 35 vjet është në profesion. “Prodhojmë fuçi, vazo, enë, atë prej druri që e kërkojnë klientët, atë e prodhojmë”, tregon mjeshtri. Është gati të bëjë madje njeri, mjaft që t’i japin një vizatim dhe skicë. E pyesim sesa zgjat jeta e një fuçie?
“Jeta e një ene është mjaft e gjatë, por si cilësi - që të mund të bëhen verërat, rakite dhe uiski, ka periudha të ndryshme. Për shembull një fuçi këtu, në Bullgari, mbushet me verë midis 6 dhe 7 herë. Në Francë e mbushin mesatarisht 2 deri më 4 herë. Por, për një përdorim personal një fuçi, nëse mirëmbahet në mënyrën e duhur, mund të përdoret dhe një jetë të tërë”.
Fuçia më e madhe e cila ka dalë nga duart e tij është 5 tonë. Nuk është gjë e lehtë, çdo gjë varet nga përgatitja paraprake, tregon mjeshtri:
“Materiali duhet të jetë i thatë, fuçia kruhet, mblidhet dhe vihet në zjarr që të tkurret. Por duhet të kemi vëmendje - lagim pjesën e brendshme me ujë, për t'i dhënë elasticitet, që të mund ta tkurrim dërrasën - nuk ndodh shumë shpejt, por ai që është i mësuar nuk ka problem. Fillimisht i ngushtojmë fuçitë, pas kësaj i djegim nga brenda, fundin e mbyllim dhe e spastrojmë dhe lëmojmë. Dhe kur shikon produktin e gatshëm - çdo një mjeshtër është i kënaqur nga puna e tij.”
Millço Vlladimirov fillon të riciklojë fuçi të vjetra përpara 20 vjetëve - “për kantinat tona, sepse gjithsesi nuk jemi një shtet dhe kaq i pasur”, thotë ai dhe sqaron teknologjinë:
“Fuçia hapet përsëri. Hiqen dy fundet. Hiqet nga brenda një shtresë prej rreth 3 ose 5 milimetrash. Pas kësaj përsëri vihet në zjarre që të digjet dhe në këtë mënyrë ne i japim jetë fuçisë të mund të prodhohet një verë me cilësi për akoma 3-4 vjet të tjera maksimum. Kemi kolegë të njohur punues të fuçive në Francë. Ata vijnë këtu, ne shkojmë atje. Ata janë mjaft më përpara për nga teknologjia me makinat. Një linjë përpara 10-15 vjetëve kushtonte midis 250 000 deri më 350 000 euro. Por, pa pasur një treg të sigurt, për bullgarët ky investim është i pamundur - sqaron xha Millçoja.”
Sipas Millço Vlladimrovit, cilësia e fuçive, edhe atyre të prodhuara me makinë, edhe atyre të prodhuara me dorë, varet nga mjeshtri dhe jo nga makinat.
“Është e rëndësishme nga cili rajon është lisi, sa i vjetër është. Ai duhet të thahet të paktën 24 deri në 36 muaj në mënyrë të natyrshme. Për një fuçi të mirë druri duhet të jetë rritur më të paktën 70 vjet”, është kategorik mjeshtri.
Akoma përpara vitit 1989 mjeshtrit në Vraçesh kanë qenë “privat”, siç i quanin gjatë regjimit të vjetër. Ata kanë punuar vetë, vetë kanë kërkuar materialet dhe klientët e vet. “Kishim një realizim mjaft të madh në Rusi – eksportonim fuçi, fuçi të vogla nga 5 deri më 100 litra, por aty gjërat u vështirësuan. Tani po eksportojmë për në Spanjë, Greqi, Francë, kemi eksportuar për në Amerikë madje dhe për në Japoni. Qëkurse erdhi pandemia, tregu u ngushtua pak, por gjithsesi gjendet, për të cilën jemi të kënaqur - shpëtojmë në këto kohëra të vështira”, tregon mjeshtri. Shqetësimi i tij i madh sot është se kujt do t’ia lerë zanatin. Thotë se të rinjtë preferojnë para të shpejta dhe të lehta, derisa në punimin e fuçive gjërat ndodhin me ngadalë, por në mënyrë të sigurt.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ivo Ivanov, BGNESEkspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..