Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare i thirrur nga Presidenti për nesër, 15 shkurtin, duhet të dalë me garanci për mbrojtjen e komunitetit bullgar në Ukrainë në rast të përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit ushtarak. Këtë e deklaroi në Suhindoll Nënpresidentja Ilijana Jotova, ku mori pjesë në krasitjen rituale të vreshtave me rastin e Ditës së Trifon Zarezanit, festës së verës dhe vreshtarëve që shënohet më 14 shkurt.
“Komuniteti bullgar në Ukrainë është diaspora jonë më e madhe historike jashtë vendit. Në rast konflikti, ndoshta një pjesë e madhe e tyre do të bëhen refugjatë. Ne duhet të jemi gati në këtë moment dhe shteti bullgar duhet të ofrojë kushtet më të mira”, tha Nënpresidentja Jotova. Informacioni është i korrespondentes së BNR, Zdravka Masljankova.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..