Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është shpërthyese apo propagandistike situata në Ukrainë – skenarët bullgarë

Foto: Pixabay

Shumë vende, përfshirë Bullgarinë, u bënë thirrje qytetarëve të tyre të tërhiqen nga Ukraina. Çmimi i produkteve të naftës dhe grurit tashmë ka lëvizur përgjatë vijës së përshkallëzimit të paparashikueshëm politik të shkaktuar nga frika e një pushtimi të mundshëm rus të Ukrainës. Dhe gjithnjë e më shpesh në kontinentin tonë përmendet fjala “luftë”.

“Natyrisht që rreziku në Ukrainë po rritet. Ndonjëherë “vija” midis propagandës dhe vendimeve vërtet të vështira është shumë i hollë dhe shkëndija mund të ndizet shumë lehtë – tha para BNR Ivajllo Kallfin, drejtor i Agjencisë Evropiane për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës, ish-Zëvendëskryeministër, ish-Ministër i Jashtëm, ish-Ministër i Çështjeve Sociale dhe ish-eurodeputet. Nga pikëpamja praktike, askush nuk pret një luftë në shkallë të gjerë që do të përfshijë të gjithë territorin e Ukrainës, të paktën tani për tani.”

Sipas Kallfinit, aktualisht jemi dëshmitarë të “ndërtimit të pozicioneve”. Ky konflikt nuk është i ri, por tani po hyn në një fazë shumë të nxehtë, çështja është se deri ku do të përhapet, vë në dukje Kallfin.

“Që prej dekadash Rusia reagon jashtëzakonisht nervozisht ndaj zgjerimit të NATO-s deri në kufijtë e saj. Shumë njerëz e mbajnë mend vitin 2008 kur NATO-ja dha sinjale të qarta se Ukraina dhe Gjeorgjia mund të pranoheshin në organizatë - çfarë ndodhi me luftën në Gjeorgji apo në Ukrainën Lindore, etj. Rusia ka një problem, kur bëhet fjalë për zgjerimin e NATO-s deri në kufijtë e saj. Dhe tani ajo ndihet e fortë ekonomikisht, me të ardhurat e konsiderueshme nga furnizimet me naftë dhe gaz. Pakësimi i furnizimeve me gaz nga ana e “Gazpromit” për në Evropë, kontribuon gjithashtu për rritjen e tensionit - Rusia i tregoi Evropës se sa e rëndësishme është, por tregu evropian është shumë më i rëndësishëm për Rusinë, sesa furnizimet ruse për Evropën. Në përgjithësi, mesazhi që po dërgon Rusia është "mos e zgjeroni NATO-n deri në kufijtë tanë", dhe mesazhi i Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tyre është - "nëse bëni diçka në Ukrainën Lindore, atëherë me siguri NATO-ja do të hyjnë në kufijtë tuaj me të gjitha armët e saj”. Diplomati është kategorik se BE-ja është përfshirë në mënyrë shumë aktive nëpërmjet NATO-s në dialogun me Rusinë.

Tensionet rreth Ukrainës, siç mund të pritet, po provokojnë reagime kontradiktore në Evropë, por në vend të parë është shqetësimi, tha korrespondentja e BNR Angelina Piskova në Bruksel, duke cituar Guy Verhofstadt, një anëtar i bordit ekzekutiv të Presidencës së Përbashkët të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës, paneli i katërt i të cilit mbi rolin e Bashkimit në skenën botërore përfundoi në Maastricht: "Ajo që është në rrezik është diçka shumë e rëndësishme – paqe, ose luftë në kontinentin evropian. Ne nuk kemi pasur luftë në tokën evropiane për më shumë se 7 dekada. Dhe unë mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta shmangur atë. Çdo përpjekje në këtë drejtim është e dobishme dhe e nevojshme”.

Pjesëmarrësit bullgarë janë të ndarë në pritshmëritë e tyre, por të gjithë janë të mendimit se në rastin konkret Bashkimi Evropian nuk është efektiv.

Shpresoj shumë që të mos ketë luftë, sepse nuk e di se kush do të përfitojë prej saj. Para disa ditësh pashë një intervistë me ukrainas dhe më bëri përshtypje që ata nuk e ndjejnë këtë problem, për të cilin flitet kaq shumë në vendet e tjera - tha Desisllava Simeonova, e cila punon në një kompani kërkimore klinike. Tani pasi kriza rreth Covid disi po kalon, tema e Ukrainës del në vend të parë. E keqja është se Amerika përzihet shumë në gjithçka”.

Teknikja e ndërtimit Galja Zaharieva është shumë më e shqetësuar:

“Kam frikë se mund të ketë luftë. Çështja duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore! Nëse ka luftë, kjo do të jetë një luftë vëllavrasëse. Gjysma e një populli jeton në një shtet tjetër dhe e kundërta. Siç jemi dhe ne këtu në Ballkan.”

Financieri Krasimir Zllatinov e sheh problemin më së shumti në ndarjen e Evropës, ai flet për "varësi që nuk mund të nënvlerësohen".

“Evropa është jashtëzakonisht e varur nga Rusia. Gjermania është 100% e varur nga furnizimet me gaz nga Rusia - ka 70 milionë njerëz që ngrohen me gaz. Ndërsa Franca është diversifikuar, ajo ka energji bërthamore dhe merr gaz nga gjetkë. Ky është shkaku që Gjermania të ketë një pozitë kaq të butë. Unë personalisht nuk besoj se do të ketë një konflikt ushtarak, sepse ne të gjithë i dimë faktet e luftës së fundit në Evropë dhe mendoj se askush nuk do të donte që kjo të ndodhte përsëri”.

Kriza rreth Ukrainës është me një rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare të Bullgarisë, tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska në një intervistë për Radio Bullgarinë disa ditë më parë. Më shumë hollësi për pozitën bullgare mund të lexoni KËTU

Autor: Elena Karkallanova (në bazë të intervistave të Llora Tërkolevës, BNR-Horizont, dhe Angelina Piskovës – korrespondente e BNR-së në Bruksel)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD