6589 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Më shumë se ¾ e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 22,7% e 28 986 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 646 në 257 413. 622 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 85% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i të shtruarve në spitale u ul me 233 në 5721 veta. Nga të shtruarit 601 janë në terapi intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor vdiqën 95 pacientë me Covid të konfirmuar. 84 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 5848 janë shëruar.
Të martën janë dhënë 5537 vaksina. Janë 2 030 626 persona me një cikël të përfunduar imunizimi. Me një dozë të tretë përforcuese tashmë ka pothuajse 660 000 njerëz.Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..
Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e..
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në..
Komisioni Evropian paralajmëroi zyrtarisht Bullgarinë, Estonin dhe Irlandën që të transpozojnë saktë Ligjin e BE-së kundër racizmit dhe ksenofobisë,..