Kënga “Ferri” e muzikantit të njohur belg Stromae u realizua me Trion e Këngëve Popullore Bullgare “Orenda”. Formacioni u krijua nga bashkudhëtarja jonë Stefka Miteva, e cila prej vitesh jeton në kryeqytetin francez Paris. Ajo jo vetëm që është një nga këngëtaret, por është edhe autore e pjesës më të madhe të aranzhimeve të këngëve të cilat interpreton trioja. Stefka Miteva është pedagoge e teorisë së muzikës dhe vokaleve xhaz në konservatorin në Banjolet (Bagnolet), drejton një seminar xhaz për të rritur dhe adoleshentë. Nuk janë pak edhe shfaqjet skenike të formacionit “Orenda”. Një nga koncertet më emocionuese me pjesëmarrjen e tyre u bë edhe shkak për bashkëpunimin me Stromae.
“Në shtator 2019 me “Orenda” kënduam në Stad djo Frans, bashkë me reperin e njohur francez Maître Gims - tregon Stefka Miteva para Radio Bullgarisë. – Ky interpretim e tërhoqi vëmendjen e artistit belg Stromae, i cili ka popullaritet të madh në Francë dhe në botë. Bashkëpunimi ynë ishte i sinqertë dhe frymëzues. Pasi ai më prezantoi projektin që po përgatiste, unë i shtova këngës një hyrje të bazuar në ndjesinë që e ngjall teksti dhe muzika e krijuar nga Stromae dhe bashkëpunëtorët e tij. Me dëshirë të tij kënga është në stilin bullgar. E kënduam dhe e incizuam me trion e mi “Orenda” me soliste Sandrine Conry. Gëzohemi se kënga doli para diksut Multitude Multitjud, gjë që do të thotë shumë domethënëse, shumë kuptimplotë. Videoja thellësisht emocionuese e këngës “Ferri” ka miliona shikime, gjë që flet për talentin e madh të artistit belg. Teksti është për vetëvrasjen – një temë për të cilën flitet rrallë, por prek më shumë njerëz sesa e imagjinojmë. Komentet në rrjetet sociale, janë kryesisht për forcën emocionale që buron nga kënga. Besojmë se edhe zërat bullgarë të trios “Orenda” kanë një kontribut për ndikimin e këngës mbi njerëzit e të gjithë botës.
Është mirë të dihet, se fjala e vjetër bullgare “orenda” do të thotë “frymë e jetës”, “energji në çdo gjë”. Besoj se “Ferri” është një këngë katarsis, e cila do t’i pastrojë shpirtrat dhe do t’u japë atyre një frymë të re jete.”
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: Facebook/stromae, Facebook/Orenda-trio
Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...
Pesë muzikantët e grupit vokal "Spektrum" - Spectrum Vocal Band - janë ndër ata që nuk pushojnë së na mahnitur me mundësitë e pafundme të zërave njerëzorë. Ivelina Coneva, Vesella Morova, Konstantin Bejkov, Janko Jankov dhe Daniell Nikollov kanë..
Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..
Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë..