Bota perëndimore thjesht e lëri Ukrainën vet, tha për BNR Krasimir Pankovski i Shoqatës së Organizatave Ukrainase në Bullgari. Sipas tij, maskat ranë dhe është e qartë se kush është agresori. Tani nuk ka vend të sigurt në Ukrainë, tha ukrainasi. “Situata është brutalisht e vështirë. Nuk mund të bëhet më keq se kaq”, tha Pankovski, duke i quajtur sanksionet kundër Rusisë të paefektshme.
Ai tha se bashkë me vullnetarë po nisin drejt kufirit ukraino-rumun për të transportuar gra dhe fëmijë. “Unë thjesht u bëj thirrje të gjithëve të luftojnë në frontin e informacionit dhe, nëse është e mundur, në frontin humanitar. Nëse dikush mund të përfshihet me makinë për të transportuar njerëz”, shtoi Pankovski.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..