Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Ivajllo Diçev: Më në fund erdhi koha për të hedhur poshtë kompleksin e mirënjohjes ndaj Rusisë

Foto: BGNES

Në sfondin e luftës në Ukrainë, gjithnjë e më shpesh dëgjohen thirrjet për një bojkot të festës sonë kombëtare - 3 marsit, e cila sipas traditës është e shoqëruar me kurora falënderuese dhe homazhe për Ushtrinë Çlirimtare Ruse në prani të të ftuarve zyrtarë. /Më 3 mars 1878 u nënshkrua Traktati Paraprak i Paqes i San Stefanit për ndërprerjen e Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, i cili shënoi Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane /. 

Sipas shumicës, tani është momenti që Bullgaria të ndryshojë datën dhe shkakun për festën e vet kombëtare.

Kështu mendon dhe profesori i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” Ivajllo Diçev, sipas të cilit ne bullgarët vuajmë nga kompleksi kombëtar i mirënjohjes ndaj Rusisë. “Nuk ka një shtet tjetër, i cili të festojë si një ditë kombëtare diçka, në të cilën ajo vetë nuk ka marrë pjesë! Më 3 marsështë nënshkruar Traktati i Paqes i San Stefanos midis dy perandorive pa pjesëmarrjen  e asnjë bullgari” - pohon profesori Ivajllo Diçev  dhe shton se ka ardhur koha që më në fund bullgarët të shkundemi nga ndikimi i Rusisë dhe të fillojmë “vetë të farkëtojmë fatin tonë”. Dhe akoma:

“Ne po shikojmë sesi vepron e ashtuquajtura “Liri” e Gjyshit Ivan  /imazhi i mitologjizuar i Rusisë çlirimtare, në vetëdijen kolektive të popullit bullgar nën sundimin osman /. Putini shpalli se po shkon në Ukrainë, qe të ndreqë ndonjë farë gabimesh historike. Por, çështja është se kjo pozitë arrogante e Rusisë shpallet si çlirimtare me qëllim për të pushtuar vendin. Si rezultat i të njëjtit qëndrim, ne bullgarët ishim mbajtur në një gjendje poshtëruese të sovranitetit organik për 45 vjet”, thotë profesori Diçev.


Sipas tij për një festë kombëtare duhet të shpallet miratimi i Kushtetutës së Tërnovos më 16 prill 1879, kur vihet fillimi i shtetit të lirë dhe të pavarur bullgar. Ivajllo Diçev  komenton po kështu dhe lidhjet e forta historike, kulturore dhe shpirtërore midis popullit rus dhe atij bullgar.

“Kultura ruse ka qenë gjithmonë në kundërshtim me autokracinë ruse, me regjimet ruse duke filluar me dekabristët. Dhe nëse duhet të marrim mësim prej dikush, sigurisht që këta janë disidentët, intelektualët dhe shkencëtarët rusë. Por, shikoni sesi gjëja e parë, të cilën e bëri Putini, përpara se të fillojë këtë agresion, ishte  mbyllja e organizatës për të drejtat e njeriut “Memorial”, që merrej me kujtimin e viktimave të komunizmit, e krijuar nga akademiku Andrej Saharov – thotë prof. Diçev.

Sipas tij është mirë që më në fund të fillojmë të mendojmë për kulturën ruse jo si një pasqyrim  të Ortodoksisë dhe të Gjyshit Ivan, por si një kulturë, në të cilën rrjedh një betejë për modernizim dhe demokraci. Ne gjithashtu duhet të dallojmë veten nga regjimet shtypëse ruse në periudha të ndryshme.


“Në këtë kuptim, unë do të doja që të bojkotojmë 3 marsin si një festë kombëtare” - deklaroi profesori Diçev dhe shtoi: “Nuk bëhet fjalë të jemi kundër atyre të cilët kanë luftuar kundër Perandorisë Osmane për lirinë tonë, të cilët nuk kanë qenë vetëm rusë, mes tyre ka pasur ukrainas, rumunë, finlandezë etj. Bëhet fjalë të zgjedhim një festë tonën - bullgare, e cila të shprehë pavarësinë tonë. Dhe shpresoj se në kontekstin e luftës në Ukrainë, do të kryhet një gjest i dallimit dhe i solidaritetit. Iniciativa e bashkisë së kryeqytetit për demontimin e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje është një hap i mirë në këtë drejtim.


Është mirë që ne, si qytetarë, pikërisht në këtë moment të refuzojmë të shkojmë  nëpër këto monumente sovjetike dhe ruse - thotë si përfundim profesori Diçev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD