Ambasadorja italiane në Sofje Giuseppina Zarra bisedoi me Zëvendësministren e Jashtme Irena Dimitrova. U diskutua për partneritetin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh brenda BE-së dhe NATO-s dhe kriza e rëndë aktuale në Ukrainë.
Italia është partneri i katërt tregtar i Bullgarisë. Në vend ka mbi 12 000 kompani me pjesëmarrje italiane. Në të ardhmen, marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të forcohen, përfshi këtu partneritetin tregtar, nëpërmjet zgjerimit të fushëveprimit të tij në sektorët strategjikë të transportit, infrastrukturës, teknologjive digjitale dhe energjisë, njoftoi BTA pas takimit.
Për çështjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Dimitrova rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë, duke theksuar përparimin në negociatat me Shkupin.Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..