I quajmë specat e mbushura, musakanë, fasulen në poçe, turlinë-gjellë tradicionale kombëtare, por shumë pak njerëz dinë se produktet në to erdhën në tavolinën tonë mezi gjatë shekullit të 19 nga Amerika. Duke e kuptuar këtë fakt, kulturologia Petja Krusheva zhytet në thellësitë e kuzhinës mesjetare bullgare për të studiuar jo vetëm ushqimin, por edhe mënyrën se si njeriu i asaj kohe i jepte kuptim botës.
Bota rreth nesh ka qenë burimi kryesor i ushqimit për njerëzit e trojeve tona. Gjatë dimrit ata kanë ngrënë gjellë me mish, kurse menjëherë pasi ka filluar të ngrohet, kanë ngulmuar tek gjelbërimet dhe zarzavatet. Mjerisht, dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur një përmbledhje kulinareje nga ato kohëra, prandaj për kuzhinën bullgare nga periudha mesjetare gjykojmë në bazë të të dhënave në biografi dhe librat teologjikë, nga dëshmitë e kalorësve dhe udhëtarëve.
“Ka tre dorëshkrime nga fillimi i shekullit të 16 - në sllavishten jugore, në gjuhën e Prizrenit dhe në atë maqedonase, prej të cilave kanë mbetur vetëm disa fletë -tregon Petja Krusheva. Në to përmenden rregulla sesi të ushqehemi gjatë 12 muajt e vitit. Këta kalendarë dietik të cilët kanë qenë karakteristik për Mesjetën janë bërë me qëllim që njeriu të mos ketë probleme të mëdha shëndetësore. Dhe pavarësisht se termi “ushqim shëndetësor” akoma të mos ketë ekzistuar, në atë kohë iu kushtua një rëndësi të madhe ushqimit”.
Gjatë formimit të tavolinës së bullgarit mesjetar nuk ka pasur asgjë të rastit, pohon kulturologia. Çdo një ngrënie ka filluar dhe ka përfunduar me lutje për lavdi ndaj Zotit. Çfarë do të konsumojë personi i veçantë është varur jo vetëm nga gjendja e tij sociale, por po kështu dhe nga dhuratat sezonale dhe nga normat fetare. Kurse, kush pranë kujt do të ulet, pamja dhe larmia e gjellëve - e gjithë kjo e ka plotësuar ritin i cili simbolizon qëndrimin dhe nderimin ndaj mikut të caktuar.
“Buka ka zënë një vend qendror në kulinarin mesjetare - e vazhdon tregimin e vet Petja Krusheva. Ajo është jo vetëm një simbol i ushqimit, por dhe një mjet shërues, sepse është mishi i Krishtit, d.m.th. një grimcë hyjnore. Buka është e lidhur me të gjithë jetën e njeriut - me vazhdimin e fisit, me pasurinë dhe kuptohet me Hyjninë. Prandaj buka nuk mund të hidhet, ajo mbështillet në një shami të posaçme të quajtur bullgarisht mësallë, e endur në të bardhë, blu, të kuqe ose të verdhë - ngjyrat e diellit, të anës shpirtërore”. Në përgjithësi ushqimi është ngarkuar me simbole të shumta.
“E panjohura gjithmonë është lidhur me të keqen - thotë Petja Krusheva për mosbesimin, me të cilin njeriu mesjetar i afrohej çdo gjëje të huaj, përfshi dhe ndaj ushqimit nga vendet e largëta. Mbase sepse jetojmë në një udhëkryq dhe nga këtu kanë kaluar popuj të shumtë - zakonisht militantë, njeriu i zakonshëm ka krijuar përfytyrimin se, tjetri është armiku i tij, se gjithmonë vjen me një të keqe fillestare. Edhe sikurse të jetë paqësor, pas tij do të shfaqen shenja, sëmundje dhe e gjithë kjo do të çojë në ndonjë fatkeqësi për familjen, fisin, fshatit. Kur gratë kanë marrë vesh se do të vijnë miq të tillë për vizitë, ato shumë shpejt kanë gatuar bukën më të thjeshtë vetëm me miell dhe ujë dhe akoma të ngrohtë e kanë ofruar me besimin, se në këtë mënyrë do t’i zbusin. Mbase dhe pikërisht kështu ka lindur dhe mikpritja jonë e njohur - jo aq nga dëshira të ushqejmë të lodhurin, por që të ruhemi.”
Sido gjatë shekujve që të jenë pasuruar shijet, larmia e produkteve dhe mënyra e përgatitjes së tyre, çfarëdo kuptimi, qëllimi dhe besëtytnie që të jetë investuar në to, ushqimi dhe sot vazhdon të na bashkojë dhe të na josh. “Dhe le të mos harrojmë , se çdo një luftë ka përfunduar me një marrëveshje paqësore, të lidhur pikërisht në tavolinë”, shton Petja Krusheva.
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Ljudmilla Sugarevës nga BNR-Plovdiv/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..