Ansambli Folklorik Kombëtar “Filip Kutev” vuri fillimin e festimeve të veta në lidhje me 70 vjetorin e themelimit të vet. E bëri me tre koncerte në tre net të radhës. Ngjarjet ishin të planifikuara për vitin 2021, kur ishte dhe ditëlindja e 70 e Ansamblit, por u shtynë për shkak të situatës rreth Covid-19. Sipas Georgi Andreevit - drejtor i Ansamblit Folklorik kombëtar dhe dirigjent i përgjithshëm, i gjithë kolektivi ka qenë jashtëzakonisht i motivuar gjatë përgatitjes së spektakleve, të pranuara jashtëzakonisht mirë nga publiku.
“Një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej të paktën tre dekadave - thotë zoti Andreev përpara Radio Bullgarisë. Një jehonë kaq të madhe dhe një prani të tillë të Ansamblit në jetën koncentrore të kryeqytetit dhe në vend nuk ka pasur nga fundi i viteve 80 të shekullit të kaluar. Prezantuam tre programe krejtësisht të ndryshme që të tria netët – në sallën e plotë numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, që vet për nga vetja e vet është gjë unikale. Me koncertin e parë, të titulluar “Fillimi”, vumë aksent mbi pamjet emblematike nga repertori, të krijuara nga themeluesi Filip Kutev, Margarita Dikova /koreografe/, kompozitorët Mihaill Jordanov, Krasimir Kjurkçijski. Programin e dytë e quajtëm “Rruga” meqenëse gjatë vitit 1951, kur është krijuar Ansambli, me të vërtetë vihet fillimi i rrugës, në bazë të së cilës ecin dhe sot koret popullore dhe ansamblet në vend. Në këtë program na erdhën si miq ansamblet folklorike “Pirin” dhe “Trakia”, të cilët i falënderojmë në mënyrë të veçantë, dhe prezantuam tri valle të reja premierë, të krijuara nga koreografi ynë Ivajllo Ivanov.Koncerti i tretë -“Trashëgimia”, për mua personalisht ishte më interesanti. Në të morën pjesë nxënës nga shkollat kombëtare për arte folklorike në Kotell dhe Shiroka Llëka, si dhe nga Shkolla Kombëtare për një arte koreografike - në Sofje. Ata janë brezi i ardhshëm i njerëzve të talentuar, të cilët do t’ia përkushtojnë jetën e tyre, artit, bazuar mbi traditën kulturore bullgare.”
Një nga muzikantët më atraktiv gjatë natës së fundit ka qenë gajdexhiu jashtëzakonisht i talentuar 6 vjeç Stefan Ivanov. Ka marrë pjesë dhe Petja Paneva - fituesja e sivjetshme e “Zërit të Bullgarisë”. Përpara kohe Petja ka qenë pjesë nga Ansambli dhe tani me gëzim është aderuar ndaj programeve festive me interpretimin e përgjithësisht 6 këngëve, të aranzhuar posaçërisht për këtë rast nga Georgi Andreev.
“Miq të posaçëm ishin muzikantët nga “Kuarto kuartet”/përsëri në koncertin e tretë/-vazhdon dirigjenti. Gjatë gjithë kohës ata ishin në skenë dhe ekzekutonin me ne, gjë që i dha një tingëllim të ri dhe të ndryshëm shfaqjes sonë. Si përfundim dua të them se të gjithë vitin 2022 ia përkushtojmë këtij shkasi festiv. Me këto tre koncerte i vumë fillimin turneut tonë kombëtar, që përfshin 9 qytete - Plovdiv, Varna, Burgas, Tërnovo, Shumen e të tjerë, duke preferuar hapësirat e mëdha dhe skenat e hapura.
Dhe një ide të cilën unë po e shpreh për herë të parë, meqenëse është fare e re - kemi ndërmend të përfundojmë me një koncert të madh në fillim të muajit dhjetor, përsëri në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Dhe kjo me një program fare të ndryshëm nga ato të prezantuara gjatë vitit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/PhilipKoutev
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..