Në Bullgari hapi dyert Universiteti i parë i Bletarisë. Qëllimi i tij kryesor është që të frymëzojë një brez të ri bletarësh të merren me këtë zanat të vjetër. Bletaria dhe prodhimi i mjaltit mbijetuan edhe sot e kësaj dite si një jetesë tradicionale nëpër trojet tona. Rrënjët e bletarisë çojnë deri në fiset trake.
Prapa idesë për Universitetin e Bletarisë qëndron platforma “Mjalti i vërtetë”, e cila përqafon kauzën e kujdesit për bletët dhe ndalimin e zhdukjes së tyre. Platforma ndihmon gjithashtu bletarët bullgarë të nxjerrin mjaltë të pastër me cilësi dhe origjinë të garantuar dhe të tregtojnë produktet e tyre me një çmim të drejtë.
Detyra kryesore e organizatorëve të universitetit është të ndihmojnë fillestarët të bëjnë hapat e tyre të parë, duke u siguruar atyre njohuri dhe udhëzime teorike dhe praktike nga njerëz me përvojë. Në varësi të shkallës së ambicieve studentët do të mund të përfitojnë njohuri si për alfabetin e zanatit, ashtu edhe për tendencat më të reja që përhapen deri teknologjitë dhe digjitalizimin në bletari.
“Bletaria kërkon përkushtim dhe përgatitje serioze, ky zanat përcillet brez pas brezi ose mësohet pas shumë përpjekjesh të pasuksesshme – thotë Stefani Karaivanova, pjesë nga ekipi “Mjalti i vërtet”. – Dhe nëse një person vendos të fillojë, ai ka nevojë për një mentor, tokë të përshtatshme për t’u kthyer në një bletore, si dhe fonde për koshere, bletë dhe pajisje. Aktualisht ka kurse bletarie, por ndryshimi me tonin është se ne ofrojmë trajnime hibride.”
Kurikula mbahet nga data 7 mars deri më 10 maj 2022, gjatë së cilës do të ketë leksione online me mësues dhe shkencëtarë nga Bullgaria dhe jashtë saj, si dhe ushtrime praktike të një bletarie pune me bletarët nga programi “Birëso një koshere”. Nga 30 pjesëmarrësit e përzgjedhur vetëm 10 marrin bursa duke përfshirë 5 gra me qellim stimulimin e hyrjes së seksit të bukur në këtë zanat.
“Shumica e bletarëve mësojnë nga gjyshërit ose prindërit e tyre që u kanë lënë një bletore të trashëguar, por kjo është jashtëzakonisht e vështirë - tha Stefani Karaivanova për BNR-Bllagoevgrad. – Bletaria kërkon shumë lexim dhe të gjitha vështirësitë, duke përfshirë mungesën e mjeteve ose e një mentori, shpesh bëhet shkak që shumë njerëz të refuzohen. Dhe pasi kursi ynë është i përshtatshëm para se gjithash për njerëz të cilët bëjnë hapat e parë në këtë zanat, me siguri ndër tyre do të ketë edhe të tillë të cilët do ta shndërrojnë ëndrrën e tyre në një veprimtari të preferuar.”
Pse është e rëndësishme të ruhen bletët?
“Bletët janë pjalmuesi më i rëndësishëm për planetin tonë, ne u detyrohemi atyre shumë - thotë Stefani Karaivanovaл – Një e treta e ushqimit, që arrin në trapezën tonë pjalmohet nga bletët dhe nëse nuk i mbajmë, nuk e dimë se çfarë do të mund të hamë. Nuk është rastësi që Ajnshtajni thoshte se nëse bletët do të zhdukeshin, do të zhdukeshim edhe ne.”
Trajnimi tremujor në Universitetin e Bletarisë do të përfundojë me një test që do të përfshijë pyetje nga materiali i mësuar. Pjesëmarrësve do t’u jepen diploma më 20 maj – Ditën Botërore të Bletarëve. Pesë me rezultatin më të mirë nga provimi përfundimtar do të marrin një çmim - një zgjua të re me bletë të banuara, të cilën do ta vendosin në tokën e tyre ose te mentori i tyre bletar.Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistës së eleonora tropankova, BNR-Bllagoevgrad)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: @istinskimed.bg
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..